Basha kthehet në Lausanne

Grasshopper, 1 shtator - Mesfushori kosovar Migjen Basha deri në fund të vitit do të luajë për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, Lausanne. 20-vjeçari Basha të martën është huazuar në Lausanne nga skuadra e Superligës zvicerane, Grasshopper. Në Grasshopper, Basha ishte transferuar pikërisht nga Lausanne, para një viti. Në Superligën zvicerane Basha ka regjistruar gjithsej 12 paraqitje. Ai herë pas here ftohet në U-21 të Zvicrës.