Xhaferi asiston në fitore

Helsinki, 1 shtator - Mesfushori kosovar Ymer Xhaferi ka asistuar në fitoren 4:1 të Jaros si mysafir kundër Tamperes. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma i takonte javës së 20-të të kampionatit finlandez. Xhaferi në minutën e 20-të pasoi për Matronen që shënoi golin e parë. Ai luajti tërë ndeshjen. Jaro është e pesta me 31 pikë.