E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha mbështet vendimin e Kurtit: Gjuha kërcënuese e Beogradit nuk pi më ujë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës”, thotë Basha.

Sipas kreut të opozitës “sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”.

Basha e quan legjitim vendimin e Kurtit.

“Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›