Mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS-së

Në mjediset e Kryesisë së Kuvendit u mblodh sot kryesia e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetingut.
Kuvendi i Shqipërisë nisi në 10 shtator punimet për Legjislaturën X.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.