E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha mbledhje në seli me Kolegjin e Kryetarëve

Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë të shtunën në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. 
Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.
Njoftimi është bërë nga sekretari i PD Gazmend Bardhi. Sipas tij mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD do të nisë në orën 11.00, një orë para protestës së thirrur nga ish kreu dhe ish kryeministri i PD Sali Berisha. Ai bashkë me përkrahësit e tij pretendojnë legjitimitetin për drejtimin e PD dhe marrjen në zotërim të selisë. 
Më 11 dhjetor ata organizuan një kuvend të jashtëzakonshëm ku thanë se legjitimuan shkarkimin e kreut të PD Lulzim Basha.
Një javë më vonë zoti Basha në një tjetër kuvend tha se legjitimoi qënien në krye të PD, dhe largimin e Berishës. Situata në PD partia më e madhe e opozitës në Shqipëri është shumë kaotike. Para selisë së saj sot pritet tension në ballafaqimin mes palëve. Fotot e fundit tregojnë se sheshi para selisë është mbushur me makina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›