Protesta, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni tubimet !

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë të shmangin tubimin ditën e shtunë, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD-së. “Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit” përfundon njoftimi i ambasadës së SHBA .