E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Kombinat Arsimimi dhe punesimi prioriteti i programit

Takimet Kandidati i mazhorances takime ne njesine 6 ku mbeshtet Luzhiana Abazin per kreun e minibashkise

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ishte dje ne zonen e Kombinatit per te prezantuar aty programin e tij dhe kandidaten e koalicionit Aleanca e Qytetarit per kete njesi vendore. I shoqeruar nga kandidatja Luzhiana Abazi e cila eshte edhe kryetarja aktuale nen siglen e Levizjes Socialiste per Integrim ne njesine vendore numer 6 Basha theksoi se arsimi eshte nje nga shtyllat kyce te programit te tij. Keshtu kandidati i mazhorances tha se ne projektin e tij parashikohet ndertimi i 16 shkollave te reja dhe krijimi i kushteve per mesimdhenie cilesore. Une do te punoj nate e dite qe ne kete qytet ku sot ka me dhjetera e dhjetera mije te rinj secilit prej tyre ti ofrohet mundesia per nje arsim universitar. Sepse arsimi i qytetareve te rinj te Tiranes eshte e ardhmja e Tiranes dhe qytetareve te saj theksoi Basha. Sipas tij pervec arsimit do te ishte i angazhuar edhe per punesimin e te rinjve. Ne kete funksion Basha the se synonte qe ne kater vjet te thithe 1 miliard euro investime ne Tirane. Nga ana tjeter kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes theksoi se permes nje fondi te vecante do te ndihmohen edhe ciftet e reja per strehimin. Per sa i perket infrastruktures Basha beri me dije se parashikon lidhjen e Kombinatit me Tiranen permes tramvajit. Basha beri edhe akuza ndaj kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes Edi Rama duke e akuzuar kete te fundit si te painteresuar per punesimin ne kryeqytet. Sipas tij Rama nuk e ka kete problem dhe ai mendon vetem per karrigen e tij dhe jo per interesin e qytetareve te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›