E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezoni diktatorin sic bete para 20 vjetesh

Takimi Edi Rama u ben thirrje banoreve te Kamzes per pajtim pertej te majtes dhe te djathtes

Une flamurin e Partise Demokratike e respektoj po aq sa flamurin e Partise Socialiste sepse eshte nje flamur me te cilin shqiptaret kerkuan rrezimin e diktatures. Keshtu e ka mbyllur dje fjalimin e tij ne Kamez kreu i Partise Socialiste Edi Rama gjate prezantimit te kandidatit te Aleances per te Ardhmen Rakip Suli. Deklarimi i Rames ka ardhur jo vetem si kunderpergjigje e incidenteve te paradites se djeshme ne Kamez ku simpatizante socialiste jane konfrontuar me ata demokrate pikerisht per ceshtjen e vendosjes se flamujve por edhe ndaj veprimit te nje qytetari qe kishte vendosur ne ballkonin e vet mbi sheshin e mitingut simbolin e PD-se. Kete qasje pajtuese Rama e ka vijuar edhe me tej teksa ka nenvizuar se ne shpresen e fitores se alternatives opozitare do te konfirmohet me me shume force parimi i politikes se re aty ku vota pertej te majtes dhe te djathtes gjen nje hapesire domethenese per te percjelle nje mentalitet ndryshe. Ne kete kuader bie ne sy se fushata e Rames po mban nje fill patriotizmi apo edhe anti-krahinarizmi permes te cilit ne pergjithesi behet edhe vleresimi paraprak elektoral ne Shqiperi. Permbi te gjitha kandidati i PS-se per Tiranen nuk ka munguar qe te kerkoje voten e qytetareve te Kamzes edhe pse sipas tij te personi i Rakip Sulit premtimet e bera gjejne nje garanci me shume. Qeveria nuk ben asgje pervecse tund flamurin e PD-se qe besuan te gjithe ata qe e cliruan Shqiperine dhe kane perfitime vetem oborri dhe jo demokratet e ndershem.... Ne 8 maj eshte dita qe pas 20 vjetesh ti thoni pse nuk jane legalizuar shtepite tuaja. Sot ju them me plot gojen se duke votuar Rakip Sulin ju keni sjelle njekohesisht nje garanci per premtimet tona - theksoi Rama. Ai ka prekur keshtu nje problem shume te ndjeshem ne nje zone me te cilen Partia Demokratike dhe Kryeministri kane tentuar disa here qe te perfitojne elektoralisht permes procesit te legalizimit. Saliu shfrytezoi besimin tuaj. Berisha e perdor Kamzen vetem per fushate elektorale - ka vijuar kreu socialist. Me heret ai ka qene ne zonen e Laprakes ku ka vijuar me takimet me qytetaret e kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›