E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Kukes per sensibilizimin e heqjes se vizave

Basha zhvilloi dje nje takim me studentet e filialit te Universitetit te Tiranes ne kete qytet.

Duke kerkuar edhe bashkepunimin e studenteve per informimin e gjere te qytetareve dhe ndergjegjesimin e tyre per te trajtuar me pergjegjshmeri te drejten e levizjes se lire ne hapesiren Shengen Ministri Basha e cilesoi shume te rendesishem sqarimin se levizja e lire nuk nenkupton qendrim te perhershem apo te perkohshem ne zonen Shengen.

Si cdo qytetar evropian ne kemi te drejte te levizim te lire dhe pa pengesa ne hapesiren Shengen. Si cdo qytetar evropian ne nuk kemi te drejte te qendrojme pra te jemi me qendrim te perhershem apo te perkohshem ne nje nga vendet e hapesires Shengen sepse per keto vlejne rregulla te tjera tha Basha.

Pasi sqaroi se per te levizur lirisht ne hapesiren Shengen mjafton te jesh i pajisur me pasaporte biometrike dhe nuk ka asnje kufizim financiar ministri Basha keshilloi qe cdo qytetar nese i kerkohet duhet te bashkepunoje me autoritetet policore sepse kjo eshte nje praktike qe ndiqet edhe nga vendi yne. Ministri Basha u shpreh para studenteve ne Kukes se eshte dashur nje pune e jashtezakonshme dhe nje vullnet i hekurt politik per te kapercyer ate prapambetje te thelle te vendit krahasuar me vendet e tjera te rajonit per sa u takon standarteve qe mundesuan levizjen e lire ne zonen Shengen.

Me tej kreu i rendit ka folur mbi sukseset e qeverise dhe ministrise qe ai drejton mbi permbushjen e kritereve e per heqjen e vizave.

2010-10-23 1038

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›