E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj Te hetohen materialet zgjedhore pastaj reforma

Duke folur per tryezen e djeshme per reformen zgjedhore Xhafaj perseriti edhe nje here se nuk mund te kete reforme zgjedhore pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve.

PS ripeserit se nuk mund te kete Reforme Zgjedhore pa transparence te zgjedhjeve te shkuara. Se zgjedhjet nuk i transformoi Kodi por moszbatimi i tij. Vullnetin e shprehu Rama dje dhe dokumenti u dorezua tha Xhafaj ne nje takim me gazetare. Ai sqaroi se komisioni hetimor do te hetoje materialet zgjedhore nderkohe qe per hapjen e kutive do te kete nje moment tjeter ku mund te diskutohet.

Shpresoja se pas gjithe ketij debate shpresoja se mbas gjithe ketij debati politik do ishte kuptuar ajo cka u be publike dje u dorezua ne tavoline ne tryezen e thirrur nga Berisha eshte propozimi qe ka bere PS nepermjet deputeteve te saj per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar qe ne objekt ka paraqitur dhe mjetet e hetimit ku ne kerkese ka shqyrtimin e materilave zgjedhore. Sa u perket fleteve kjo eshte nje ceshtje ku palet kane konsensus te ndryshem dhe do negociohet. Kjo gje qe do te diskutohet permes paleve por pa pa materialet zgjedhore nuk hedhim asnje hap tjeter per Tryezen vijoi.

Gjithashtu deputeti socialist njekohesisht sekretar per ceshtjet ligjore ne kete parti foli edhe per votimin ne Kuvend per ceshtjen Beqaj duke nenvizuar se vendimi ishte antikushtetues. Xhafaj foli edhe per vendimin e ngritjes se Parlamentit te ri tek Piramida nje votim i zhvilluar po te enjten e shkuar.

Vendimi eshte abuziv dhe abuzon me parate e shqiptareve sepse te pakten ne leter jane konsumuar 5 milione euro per rikonstruksionin e piramides se ish-diktatorit qe te shnderrohej ne Teater Kombetar dhe tani afrohen dhe qindra mijera euro te tjera vetem per konkursin per projektin qe do ti ndryshoje destinacioni theksoi. /Saimir Lleshi/start/

2010-10-23 1431

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›