E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Laprakë: Rama e ka kthyer Tiranën në geto

Kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, ditën e dytë të takimeve me qytetarët e ka përqendruar në zonën e Laprakës.
 

Me takimin me banorët e kësaj zone Basha u fokusua në mungesën e infrastrukturës, të asistencës sociale, të punësimit dhe të hapësirave për çlodhje dhe argëtim.
 

Gjithashtu Basha theksoi se arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje është mungesa e vëmendjes dhe mosdëgjimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve.

“Zotohem para jush se do ta shoh qytetin për qytetarin dhe jo për politikën. Në qoftë se është politika është e para, ja se çfarë ndodh, ja si diskriminohen qytetarët në këto geto”, u shpreh Basha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›