Familjaret e tragjedise se Otrantos kerkojne ndihmen e shtetit

Nje dite para se te mbushen plote 14 vite nga tragjedia e ndodhur ne ujerat e detit Jon ku u mbyten 81 persona familjare dhe te aferm e tyre i bejne apel shtetit shqiptar qe te ofroje ndihme dhe asistence ligjore per zgjidhjen sa me shpejt te kesaj ceshtje. Familjaret prej me shume se dhjete vitesh enden neper dyert e gjykatave dhe nuk kane marre asnje zgjidhje. Ngjarja e 28 marsit 1997 vazhdon te mbetet akoma nje tragjedi e pazbardhur.
Familjaret i kerkojne shtetit nje perfaqesi qe ti mbeshtes dhe perfaqesoj ne ceshtjet gjyqesore. Kerkojme perfaqesimin e shtetit tone te na perfaqesoje ne kete ceshtje dhe ne do te jemi me te mbrojtur shprehen familjaret. Gjithashtu ata kerkojne qe avokatja Natasha Shehu e cila ka ardhur me qellim qe te perfitonte demshperblimin e dhene nga shteti Italian te largohet nga perfaqesimi yne pasi ajo nuk na ka mbrojtur por ka luajtur me ne per te marre shumat e atyre qe sot nuk jetojne me. Familjaret po ashtu kane kerkuar qe anija Katri i Rades e cila ndodhet ne Brindisi te kthehet ne monument per viktimat.
Neser eshte dhe 14 vjetori i kesaj tragjedie qe ndodhi nga perplasja e anijes italiane Sibila me anijen shqiptare Katri i Rades ku humben jeten 81 persona ku disa prej tyre nuk u gjeten.