Basha per Tiranen Kjo beteja per te ardhmen per njerezit
Partia Demokratike ka prezantuar sot zyrtarisht kandidatin e saj per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Ne nje tubim mbajtur ne Pallatin e Sporteve Asllan Rusi kryeministri Berisha ne fjalen e tij tha se Lulzim Basha eshte vizioni i se ardhmes per kryeqytetin. Berisha ka bere nje CV te Bashes qe nga koha kur ai ishte maturant e deri te postet e tij politike duke e konsideruar ate si nje prej te rinjeve me te suksesshem te Shqiperise. Nderkohe vete Lulzim Basha ne fjalen e tij tha se sot Tirana jone ka nevoje per nje ajer te ri te ndryshem me te gezueshem per te gjithe ne.
Problemet ne Tirane nuk mund te zgjidhen me protesta politike gjuhe te eger apo beteja politike por vetem me pune tha ai.
20 vjet me pare ne rrezuam tavanin e hekurt. Ne keto 20 vjet kemi pare qytetin tone te rritet te ndryshoje e te zmadhohet po kur sot shoh qytetin tone sikunder shume prej jush nuk jam i kenaqur sepse te gjithe meritojme me shume nga ky qytet
Sot eshte koha per tu ndare nga keto shfaqje eshte koha per tju perveshur punes tha Basha per te vene Tiranen te paren njerezit te paret.
Nje dite me pare Lulzim Basha ka kerkuar doreheqjen si minister i Brendshem. Kerkesa i eshte paraqitur Kryeministrit Sali Berisha. Basha ne kuader te kandidimit per kryetar bashkie ne Tirane ka hequr dore edhe nga mandati i deputetit. Nga ky zhvillim i sigurt eshte vetem fakti se mandatin e Bashes ne Kuvend do ta plotesoje Aurel Bylykbashi kjo ne baze te listes se kandidateve per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. . Sipas kodit zgjedhor ne kete rast Kuvendi jo me vone se 30 dite njofton KQZ-ne per krijimin e vakances. Mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti politike ne zonen zgjedhore perkatese. Ndersa emri plotesues i tij ne kabinetin qeveritar ende nuk dihet.
Partia Demokratike ka shpallur Bashen si kandidatin e saj per kryetar te Bashkise se Tiranes permes nje ceremonie festive te organizuar ne Pallatin e Kongreseve ku kujtohej 22 marsin e 20 viteve me pare dite kur Shqiperia u nda nga diktatura dhe e ka shfrytezuar kete dite per hapjen zyrtare te fushates per zgjedhjet vendore te 8 majit.