Prishja e ndertimeve pa leje ne pranga 2 inspektore per falsifikim
Prokuroria e Pergjitheshme njoftoi sot arrestimin e dy inspektoreve te Policise Ndertimore dega Vlore nen akuzen e falsifikimit te dokumentave dhe shperdorimit te detyres. Sipas prokurorise te arrestuarit jane Artur Dervishi dhe Julian Sadikaj te dy me detyre inspektor prane I.N.U.K-se Dega Vlore njeri banues ne Berat e tjetri ne Fier.
Nga hetimet e kryera dhe provat e mbledhura deri ne kete faze te hetimeve ka rezultuar se nga ana e Inspektoriatit Ndertimor e Urbanistik Kombetar Tirane me urdherin nr. 112 date 16.06.2010 eshte urdheruar ekzekutimi i vendimeve per prishjen e 23 objekteve te ndertuara pa leje ndertimi ne zonen e quajtur Pylli i Sodes te qytetit te Vlores. Per ekzekutimin e ketyre urdherave eshte ngarkuar Inspektoriati Ndertimor Kombetar Vlore dhe konkretisht inspektoret Artur Dervishi dhe Julian Sadikaj. Nga ana e dy inspektoreve jane perpiluar procesverbalet e ekzekutimit te vendimeve per prishjen e objekteve te ndertuara pa leje ndertimi por nderkohe qe keto objekte nuk jane prishuar asnjehere- shkruhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme.
Prokuroria njoftoi gjithashtu se per te vertetuar kete fakt jane kryer edhe verifikimet e nevojshme ne terren per objektet e deklarauara te prishura nga inspektoret nga ketu ka rezultuar se keto objekte nuk jane prishur asnjehere nga inspektoriati ndertimor.