E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, përkrah Berishës në Rrogozhinë. Rama: Si Kolonel Zampa pranë Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur

berisha me bashenLulzim Basha u zotua në fillim të mandatit të tij të rrëmbyer në Tiranë se nuk do merrej me politikë.

Por tani është përfshirë aq shumë në fushatën e Partisë Demokratike, sa është shfaqur në mitingun e PD në Kavajë dhe të martën në tubimin e Rrogozhinës.

Basha e mori fjalën pas Majlinda Bregut dhe nisi të thurë elozhe për qeverinë e Berishës.

Falenderoj Rrogozhinën për bekimin që po i jep fitores së 23 qershorit. PD është e fokusuar tek përmirësimi i jetës së qytetarëve, ne kemi program që sjell zhvillim, vende punë, që vë qytetarin të parin. Qarku i Tiranës, Tirana dhe Rrogozhina i kanë të gjitha potencialet për të fituar një hov të ri zhvillimi. Politikat e qeverisë Berisha për mbështetjen e fermerëve kanë përmirësuar dukshëm jetën e tyre, tha Basha.

Sot Rama tha që fajin për humbjen e tij më 23 qershor do ta kenë emigrantët sepse e di që ata do vërshojnë në Shqipqëri për të votuar. Fajin sipas tij e kanë mësuesit, infermierët, policët, vetëm ai ska faj, ta lëmë në këtë iluzion të gjorin ish-kryebashkiak. Më 24 qershor do lidhësh kokën me peshqir dhe do thuash fajin e ka Rrogozhina, Kavaja, Tirana dhe Shqipëria”, vijoi Basha.

Daljen e tij në fushatë jashtë Tiranës e ka komentuar edhe kryetari i opozitës, Edi Rama.

Ah, qenka thirrur në ndihmë të gjyshit vetë Luli që sdo merrej me politikë! Ngjaka si Koloneli Zampa pranë Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, shkruan Rama në Twitter./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›