E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama thumbon Ridvan Boden dhe Bulkun: Mondës i ndaloi tik- taku i orës

ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi bashkëbisedime me banorët e fshatrave Vreshtas dhe Pustec në rrethin e Korçës.

Në Vreshtas, Rama deklaroi se fshatarët mund tia marrin paratë njerëzve të Ridvanit, por të mos e japin votën për PD-në.

Për çfarë do ta çoj këtë votë, do të çoj si një bast apo do ta çoj votën si një investim për veten për familjen time dhe për fshatin tim, për qytetin tim. Do ta çoj votën që gjërat të vazhdojnë kështu siç janë. Do kënaqem më një thes me miell. Do kënaqem me paratë e atyre doganierëve që çon Ridvani natën, edhe paratë mund tia merrni ju, po skeni pse ua jepni votën, apo do investoj me këtë votë, tha Rama.

Por Boden e kanë thumbuar edhe vetë fshatarët.

Komuna jonë është turp mos kemi shkollë të mesme për këta të rinj që shkojnë sa me autobusë e me fugonë dhe mos kemi as rrugë. Rrugët kot thonë i kanë shtruar, asgjë skanë shtruar. Deputeti na thoshte mos mbillni patate merrni lopë. Morëm lopë ne dhe sdimë ku të shesim qumështin tani, tha një banor.

Ndërkohë në Pustec Rama tha se ai nuk bën premtime si gjyshi me antiplumb.

Universitet këtu unë nuk ju premtoj. Fabrikë kërpudhash nuk ju premtoj, tragete për të kaluar nga këtej andej nuk ju premtoj. Këto nuk jua premtoj në qoftë se këto doni ti dëgjoni prapë ose të tjera më të mëdha, një sms gjyshit me antiplumb vjen ai këtu. Kujdes nga rojet se ka nja 200 roje, uleni këtu dhe fillon ai ua bën këtu Nju Jork.

Më kujtohet, në programin e vitit 2005 PD kishte brenda vitit të parë, do bënte gjithë kanalizimet e ujërave të zeza dhe nuk do kishte më ujë të zi që të dilte dhe të ndoste asgjë. Këta jo ujërat e zeza që nuk i kanalizuan, por këta i nxorën ujin e zi tërë Shqipërisë, tha Rama.

Kryetari i PS ka ironizuar edhe me deputeten Rajmonda Bulku, që nuk është në listat aktuale të PD-së.

E patë Monda Bulku, kushedi se pse e hoqën, ajo që bën tik-tak, tik-tak, a ju kujtohet? Tik-tak, i ndaloi ora Mondës, i thoshin dil thuaj tik-tak dhe dilte e thoshte. Tani i humbi ora. E bënte për mua atë tik-takun, është ajo biletë me një vajtje pa kthim, tha Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›