E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha prezanton nënkryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës

17-07-2012 / Gazeta 55

Figura e Vasilit një potencial i jashtëzakonshëm për qeverisjen e Tiranës

Kryetari i i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha prezantoi sot nënkryetarin e ri të këtij institucioni, Petrit Vasili. Pas largimit të ish-nënkryetarit, Edmond Panarit, i emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme, Vasili u zgjodh për të qenë pjesë e ekipit drejtues të qeverisjes vendore për metropolin shqiptar.
“Nëse u përpoqa të fshihja brengosjen për largimin e Panaritit, sot nuk mund të fsheh gëzim për emërimin e Vasilit. Ardhja e një personaliteti kaq të spikatur, i një menaxheri të shkëlqyer, për një sektorit kyç siç është ai i shëndetësisë, është një lajm i mirë për qeverisjen e Tiranës, e cila mer një potencial të jashtëzakonshëm për avancimin e reformave. Pjesëmarrja e tij në këtë ekip është mbështetje e fortë për objektivat madhore për zhvillimin e kryeqytetit. I uroj mirëseardhje të plotë Vasilit”, vuri në dukje kryebashkiaku Basha, gjatë prezantimit të kësaj figure.
Nga ana e tij dhe zoti Vasili shprehu vlerësimet e tij për detyrën e re që sapo ka marrë përsipër.
“Është një kënaqësi t’i shërbej qytetit ku kam lindur. Detyra që marr është një përgjegjësi e madhe”, u shpreh nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›