Basha publikon të dhënat e Eurostat: Mungesa e ndihmës rriti varfërinë dhe pamundësinë për shumicën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar raportin e Eurostat në lidhje me ekonominë në Shqipëri, ku është cilësuar si vendi më i varfër në Europë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se është koha për ndryshim dhe, sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.
“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta,”- shkruan në rrjete sociale Basha.