E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës kur u shpreh se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”. Me anë të një postimi në Facebook, Basha ironizon duke thënë se nëse me Ramën nuk paska zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Ai më tej pyet Berishën, nëse me Ramën nuk paska zgjedhje të lira, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD dhe shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore?!

‘Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!

Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!’- shkruan Basha.

Nga ana tjetër Berisha nga ballkoni i shtëpisë, tha se sot se ’Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.’

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›