E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali pas fitores së Tavos: U dëshmua ajo që dihej. Procesi zgjedhor, demokratik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavon për fitoren e zgjedhjeve.

Spiropali vuri theksin te fushata dhe procesi zgjedhor i qetë dhe sipas standarteve demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeparlamentarja deklaroi se ajo që pritej u dëshmua, ndërsa nënvizoi kulturën e lartë politike, qytetarë e demokratike.

Spiropali paralajmëroi Tavon për punët e mëdha që e presin në Himarë, për progresin dhe mirëqenien e njësive administrative Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht.

“Zgjedhjet në Himarë përfunduan. Populli i Himarës foli, zgjodhi, dëshmoi atë që dihej dhe pritej: një kulturë të lartë politike, qytetare e demokratike.

E rëndësishme është që fushata dhe procesi ishin të qetë, të rregullt, me standardet e një shoqërie demokratike të një vendi anëtar të NATO-s, që përparon me shpejtësi drejt BE-së, të një vendi lider në rajon, që konsolidon pareshtur vlerat dhe institucionet e demokracisë liberale.🇦🇱

Urime të përzemërta Kryetarit të ri të Bashkisë, kolegut dhe mikut Vangjel Tavo, për fitoren. Punë të mëdha të presin, i merituar Kryetar, për progresin dhe mirëqenien e njësive administrative Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht, të të gjithë himarjotëve, pa dallim.

Përgëzime qytetarëve të Bashkisë Himarë për kulturën e lartë qytetare, tolerante, patriotike dhe demokratike”, shkroi Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›