Basha shpërblen mbështetësit, i zgjedh në krye të grupit parlamentar
Edi Paloka është zgjedhur kryetari provizor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Një emër surprizë ky që asnjë nuk e kishte parashikuar.
Paloka së fundmi pati dalë shpesh herë në mbrojtje të Bashës, duke sulmuar në media çdo figurë të PD që pati kritikuar procesin se si u zgjodh Basha në krye të selisë blu.
Ndërsa Jorida Tabaku, një emër që i ka qëndruar nga pas Lulzim Bashës prej kohësh, do jetë zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë Edmond Spaho do të jetë nënkryetari i ri i Kuvendit, propozuar nga demokratët. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është vendosur që Genti Strazimiri të jetë sekretar i grupit. Të gjithë këta figura njihen si mbështetës të Bashës.