Berisha dorëhiqet: Jam në grevën e heshtjes kundër standardeve të Piktorit
Duke dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish- kryeministri Sali Berisha u tha gazetarëve se për 24 orë ai do jetë në grevën e heshtjes.
Ai tha se e ndërmerr këtë hap pas miratimit të kodit të heshtjes nga ana e qeverisë së re.
Berisha tha se qeveria është mbyllur tërësisht për mediat, duke treguar instinktin e etërve të tyre.
Nuk bëj asnjë prononcim sot deri nesër në Facebook në një protestë të hapur për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e Piktorit. Dikasteret urdhërohen të mos kenë asnjë komunikim nga mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Kristian Greit apo instinktin e etërve të vet, unë këtë gjë nuk e pranoj, tha Berisha.
Pas këtyre deklaratave, Berisha u nis drejt presidencës për të dorëzuar dorëheqjen.
Takimi me Nishanin ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërkohë që Berisha ka dorëzuar dorëheqjen, duke pritur tani vetëm ardhjen e qeverisë së re, të cilën nuk do e presë vetë zyrtarisht.
Berisha ka deklaruar megjithatë se ai do qëndrojë në detyrë derisa Edi Rama ti zërë vendin.