Basha si në fushatë, takimet me qytetarët të montuara, nuk lejohen gazetarët
Paraditen e çdo te premte kryebashkiaku Lulezim Basha ka premtuar te prese qytetaret e Tiranes për te dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Këtë mëngjes me dhjetëra banore te kryeqytetit janë vene ne radhe para godinës se bashkisë, për tu takuar me Bashen.
Siç raporton Vizion Plus, gazetaret nuk janë lejuar te hyjnë ne ambientet e brendshme te bashkise, por jashtë godinës qytetaret te cilët kishin zënë radhe qe herët ne mëngjes, kane treguar se presin shume nga zoti Basha, ne këmbim te votës se 8 majit. Ndërsa brenda bashkise ne zyrën e kryetarit Basha duken te punësuarit e rinj, teksa mbajnë shënim problemet e qytetareve për pronat, strehimin, punësimin. Pritja e qytetareve ka vijuar deri ne mesdite dhe sipas përfaqësuesve te bashkise ajo ka hyre ne axheden e punës se kryebashkiakut dhe stafit te tij.