Ariu polar vret adoleshentin britanik në Norvegji (FOTO)
Një ari polar sulmoi një grumbull çadrash dhe la të vdekur një adoleshent britanik. Katër të tjerë u plagosën rëndë gjatë sulmit, ditën e sotme në Norvegji.
Kafsha, e cila ishte në gjendje të dëshpëruar për ushqim, vrau 17 vjeçarin, që po flinte në tendë së bashku me 13 të rinj të tjerë.
Katër persona mbetën të plagosur rëndë gjatë betejës me kafshën. Ata arritën më në fund të vrasin ariun polar me një pushkë. Të rinjtë ishin në një ekspeditë. Ata thanë se kishin bërë rrethimin e duhur për të kuptuar se kur do mbërrinte ndonjë kafshë e tillë. Por ariu i uritur rrezikoi si rrallë herë dhe hyri në mesin e tyre. Pak ditë më përpara ata kishin parë një ari polar nga larg dhe kishin mbetur të mahnitur.

