Basha sulmon Ramën me video për gratë, kryeministri: Montazh skuthi!

Beteja mes dy partive kryesore PD dhe PS në këto zgjedhje nuk do të zhvillohet vetëm me shpalosjen e programeve dhe të alternative, por edhe nëpërmjet videove ironizuese apo të goditjes së kundërshtarëve. Kryedemokrati Lulzim Basha, ka postuar sot një një video ku Rama imitonte gazetarët në studio apo i qortonte ato.
Në videon e shoqëruar me mesazhin: “Imagjinojeni ju sikur të ishte vajza juaj”, shoqërohet me këtë tekst: “Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin!” Pas këtij mesazhi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme kryeministri, i cili i ka cilësuar si shpifje këtë video të postuar nga kryedemokrati, duke i kërkuar ti lërë montazhet prej skuthi.“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”.