E Enjte, 5 Nëntor 2026

25 prilli/ KQZ i ktheu listat, PD rirendit kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka ridepozituar në KQZ dokumentacionin e kandidimit të rishikuar. KQZ i kishte kthyer dokumentet PD për shkak të kuotave gjinore. Megjithëse KQZ i kërkoi më pak emra, PD ka depozituar sërish më shumë emra në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë, nga lista e Tiranës qe u depozitua sot në KQZ mungon emri i Gazmend Koduzit. Ky i fundit më herët ishte renditur i 23 në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë. Në qarkun e Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit dhe të Beratit nuk ka asnjë ndryshim në listën e kandidatëve për deputetë. Nga lista e kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës është hequr edhe emri i ish-nënkryetarit të bashkisë Fatlum Nurja, i cili deklaroi publikisht se nuk kishte firmosur për të qenë kandidat për deputet në listë.

Po ashtu, në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës ka pësuar ndryshime në renditje emri i Dorian Telitit, i cili ishte renditur i 26-ti. Ai është renditur i 23-ti. Ndërkohë që është shtuar në listë emri i futbollistit Gentian Muça, i cili është vendosur në listë i 26-ti. Korab Lita është pozicionuar nga vendi 34 në vendin e 33 në listë dhe është ndryshuar me Ledjana Fratarin.

Në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë janë shtuar emrat, Ethem Aga në pozicionin e 36, Rivelino Cuno, e 38 në listë dhe Irisa Cupa e 43. Dhimitër Muslia ishte i 38, ka shkuar në 41 në listë dhe Havzi Ahmati është ulur në listë më një pozicion.

QARKU TIRANË

  1. Lulzim Basha   
  2. Jorida Tabaku
  3. Alfred Rushaj
  4. Albana Vokshi
  5. Sali Berisha
  6. Agron Shehaj
  7. Fatmir Mediu
  8. Grida Duma
  9. Shpëtim Idrizi
  10. Belind Këlliçi
  11. Vangjel Dule
  12. Mesila Doda
  13. Dashamir Shehi
  14. Flamur Noka
  15. Orjola Pampuri
  16. Aldo Bumci
  17. Ivi Kaso
  18. Oriela Nebiaj
  19. Gent Strazimiri
  20. Mirela Tabaku
  21. Clirim Gjata
  22. Sali Shehu
  23. 23 Dorian Teliti (Ndryshon renditja, ishte i 26)
  24. Enkeleda Sallaku
  25. Arben Tafaj
  26. 26 Gentian Muca (Shtohet në listë)
  27. Arjana Cela
  28. Artur Rroshi
  29. Anduena Qefalia
  30. Ylber Valteri
  31. Taulanta Jupi
  32. Petrit Doda
  33. 33 Korab Lita (rirenditje me një pozicion)
  34. Ledjana Fratari (ndryshohet me Litën)
  35. 35 Asllan Dugjani (rirenditje ngrihet me 1 pozicion
  36. 36 Ethem Aga (shtohet në listë)
  37. Mimoza Hajdarmataj
  38. 38 Rivelino Cuno (shtohet në listë)
  39. Bashkim Murati
  40. Juela Hamati
  41. 41 Dhimitër Muslia (ishte i 38, ka shkuar në 41)
  42. Havzi Ahmati (ulet në listë me një pozicion)
  43. Irisa Cupa  (Shtohet në listë)

QARKU VLORË

Në listën e kandidatëve deputet për Vlorën, është kryer një ndryshim në renditje, Nada Daullja, ka kaluar nga e nënta në renditje ka kaluar e gjashta, ndërkohë që Nadire Meçorapaj. Sakaq Vangjel Anagjosti është shtuar në listën e kandidatëve për PD, dhe është hequr Lorenc Danaj që ishte renditur i 13-ti në listë. Po ashtu Afrovita Dhimojani është ngritur me një pozicion dhe është shtuar Eda Begaj dhe është larguar Ilir Gunabardhi.

  1. Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)
  2. Bujar Leskaj
  3. Ina Zhupa
  4. Fatjon Veizaj
  5. Arber Agalliu
  6. Gëzim Ademaj
  7. Nada Daullja ndryshim renditje, nga e nënta kalon në vend të 6
  8. Jolio Dine
  9. Julian Zoto
  10. Nadire Mecorapaj  (ndryshim renditje, nga e gjashta kalon në vend të 9)
  11. Vangjel Anagjosti shtohet, (hiqet Lorenc Danaj që ishte renditur i 13)
  12. Artird Hoxha
  13. Alta Haluci
  14. Lasko Nasti
  15. Edmond Fetahu
  16. Manjola Nikolla
  17. Hysni Sharro
  18. Afrovita Dhimojani (ngrihet me një pozicion)
  19. Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)

Në qarkun e Korçës është bërë ndryshim në renditje për kandidatët për deputet për Andrea Simakun dhe Anila Hysenbegasi. Po ashtu është shtuar Diana Sino dhe është larguar Ilia Kadhena.

QARKU KORÇË

  1. Edmond Spaho
  2. Sorina Koti
  3. Ervin Salianji
  4. Bledjon Nallbani
  5. Saladin Jakupllari
  6. Marjeta Halili
  7. Andrea Mano
  8. Alfred Gega
  9. Soela Myrtollari
  10. Erion Haruni
  11. Andrea Simaku (ndyshim renditje, nga i fundit kalon i 11)
  12. Anila Hysenbegasi (ndryshim renditje)
  13. Arben Kambo
  14. Magdalena Hoxha
  15. Kiço Tane 
  16. Landi Gushi
  17. Diana Sino (Shtohet në listë)
  18. Nikollaq Doku

QARKU SHKODËR

Në Qarkun e Shkodrës Partia Demokratike ka shtuar tre emra Liljan Idrizaj, Imeldi Sokoli, Denisa Meci dhe është hequr nga lista Fatlum Nurja.

  1. Helidon Bushati
  2. Emilia Koliqi
  3. Ramadan Likaj
  4. Greta Bardeli
  5. Zef Hila
  6. Ludovik Hasanaj
  7. Bardh Spahia
  8. Nard Ndoka
  9. Izmira Ulqinaku
  10. Aldo Gega
  11. Arben Gjuraj
  12. Helga Sallaku
  13. Arben Lushaj
  14. Ermira Cobaj
  15. Zyhdi rreshketa
  16. Astrit Kuçi (shtohet në listë)
  17. Lindita Hyseni (rirenditj)
  18. Ditmir Harusha
  19. Liljan Idrizaj (shtohet në listë)
  20. Imeldi Sokoli *shtohet
  21. Denisa Meci shtohet

QARKU DURRËS

Në Qarkun e Durrësit, janë pakësuar emrat e kandidatëve për deputet, nga 25 që ishin më parë janë vetëm 21. Në listë është shtuar emri i Merita Dakovellit dhe janë larguar Roel Zoga, Leonard Feteçi, Edi Nushi, Ledia Shehu.

1.Edi Paloka

  1. Agron Duka
  2. Merita Bakiu
  3. Oerd Bylykbashi
  4. Ferdinand Xhaferi
  5. Andia Ulliri
  6. Igli Cara
  7. Rezart Tusha
  8. Manjola Luku
  9. Florian Tahiri
  10. Agim Baci
  11. Blerina Reci
  12. Selman Tema
  13. Erzen Laci
  14. Merita Dakovelli (shtohet në listë)
  15. Aulon Kalaja
  16. Armand Brahimaj
  17. Arjeta Keci
  18. Arjon Barjamaj
  19. Ivo Jorgoni
  20. Edlira Devolli

Në listën e kandidatëve për deputetë në Lezhë PD ka shtuar Maksim Kolën dhe është hequr Elida Doda. Pak ditë më parë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi kthimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë më shumë emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor, si dhe kishte shumë gabime për shkak të kuatave gjinore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›