Basha takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara: Kujdesuni për veten nga COVID!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar. Zoti Basha i bëri thirrje të marin masa në mbrojtje të koronavirusit pasi sipas tij qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për ti mbrojtur. “Shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që kalojnë njerëzit me aftësi të kufizuara. Thirrje ju dhe familjeve tuaja të merrni masat pasi qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për t’ju mbrojtur”.
Lideri demokrat i kërkon qeverisë të zbatojë propozimet e opozitës për rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, si dhe hapjen e spitaleve rajonale. “I kërkoj qeverisë të zbatojë qysh sot propozimet që i kemi bërë prej javësh. Propozimet tona për rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale. Rama indiferent, përgjegjës për rritjen e numrit të rasteve dhe për jetët e humbura. Kapitullimi i sistemit shëndetësor ka lënë në baltë të gjithë të sëmurët e tjerë. Invalidët e shtresat vulnerabël, keq para pandemisë, më keq pas saj” u shpreh kreu i PD.