E Enjte, 5 Nëntor 2026

Partia Republikane organizon Forum për Sigurinë, Mediu: SHBA dhe BE të mos lejojnë paqëndrueshmërinë në Ballkan

Këshilli politik i Partisë Republikane ka organizuar Forumin për Sigurinë “Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe Shqipëria” ku kanë marrë pjesë gjeneralë e politikanë ndërkombëtarë.

Kryetari Fatmir Mediu tha se shumica e njerëzve të rinj dhe aktivë po largohen masivisht nga rajoni në BE duke krijuar një problem të madh për rajonin tonë.”Eshtë e qartë sot që udhëheqësit autoritarë, të korruptuar dhe kapja e shtetit po çon në një destabilizim afatgjatë”, ka thënë Mediu duke shprehur besimin se duke u përballur me përçarjen nga Kina dhe Rusia, BE dhe SH.B.A. nuk mund të lejojnë këtë dhe të pranojnë paqëndrueshmërinë dhe mungesën e  ndikimit në Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›