Basha takime me banorë në Laç: Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha takoi e bashkëbisedoi sot me banorë dhe sipërmarrës në Laç.
“Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë” tha Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me banorë dhe sipërmarrës në Laç.. “Rreth 44 % e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon”, u shpreh ai.
Sipas zotit Basha , shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje.
“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët”, theksoi kreu i PD.
Në bisedat me kryetarin Basha, sipërmarrësit treguan se, rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt mbylljes masive të bizneseve, dhe e vetmja rrugë për ta mbetet emigrimi.
Sipas tyre, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse.
Kryetari i PD, Basha tha se, “Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe ndër të vetmet vende në botë, ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër”.
/ rtsh.al /