E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha takime me qytetarët e sipërmarrësit në Gramsh: Çdo ditë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe sipërmarrësit në qytetin e Gramshit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ka zgjedhur të ketë një bashkëbisedime të vazhdueshëm me qytetarët për të ndërtuar së bashku të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë.

 “Sot në Gramsh pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë me të cilat ata përballen. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!”- shkruan Basha në postimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›