E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti-Abazoviq: Shqipëria ka ndryshuar, po i tregon botës si krijohet një shoqëri perëndimore

Ish- kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi theksoi se Mali i Zi është gati për tu bërë pjesë e BE. Në fjalën e tij në samitin e tretë të Diasporës, ai u shpreh optimist se në samitin e ardhshëm, Mali i zi të jetë pjesë e familjes së madhe, dhe të gjithë sëbashku të ngrenë kulturën europiane.

“Të jemi bashkë në BE. Atje ka vend për të gjithë dhe tregohet se ne si vend historik e kemi vendin në BE. Jam i sigurt që ky samit tregon që një sfidë që ne e kishim pas me vetën e më vonë me të tjerët ka përfunduar. Tani  nuk e kemi më këtë problem ndaj jemi besim plotë që samitin e 4 të jemi sëbashku në BE, të kemi një standart jetësor si ju.

 Jam i sigurtë nëse do kemi politika të mira do provojmë mundësinë të jemi në BE, që të gjithë sëbashku të japim vlerë e të ngremë kulturën Europiane“, tha Abazoviqi.  

Abazoviç vlerësoi se ajo që ka ndodhur me Shqipërinë dhe shqiptarët në dhjetë vitet e fundit, sa i takon arenës ndërkombëtare është një mrekulli. 

“Sot Shqipëria ka vizibilitet ndërkombëtarë që kurrë se kemi pas për ta menduar se do të ndodhte, me një transfromim shoqëror dhe kurrë se kemi menduar se respekti ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve do të ishte më i lartë. Dua të them se Shqipëria sot, jo vetëm që organizon samitin e Diasporës, ashtu siç i takon, ashtu si dhe për Samitet Ndërkombëtare Europiane të zhvilluara në Tiranë, që edhe kjo i takon por me shumë vështirësi për të arritur deri këtu. Por sot, Shqipëria mban fjalën në Këshillin e Sigurimit, para të gjithë botës, duke treguar leksion moral e politik, sipas parimeve ndërkombëtare për mënyrën se si duhet krijuar një shoqëri paqësore, perëndimore dhe moderne”, tha Abazoviç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›