Basha vijon fushatën në Gjirokastër: Të zbulojmë fajtorët e humbjes
Gjirokastër- Pas Elbasanit kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka vijuar fushatën për kreun e PD-së sot në Gjirokastër.
Duke folur para anëtarëve të kësaj partie në këtë qark, ai kërkoi votën e tyre duke premtuar se PD-ja e së nesërmes do të vlerësojë akoma më shumë kontributin e çdo anëtari. Gjithashtu ai u shpreh se duhet të kryhet një analiza brenda strukturave të përtisë në mënyrë që të zbulohet se cili ishte shkaku dhe fajtorët e humbjes drastike në zgjedhje.
Përgjegjësitë duhet ti marrë seicili prej nesh sipas spaletave që ka mbajtur duke nisur prej nesh drejtuesve,- tha ai.
Më tej Bashak a thënë se qeveria e re po përgatitet të largojë nga puna adminitratën, duke thënë se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore dhe denoncimi publik për të mbrojtur punonjësit.
Qeverisja që po përgatitet të vijë në pushtet shumë shpejt do të provojë që nuk është mazhorancë dhe se interesat e saj janë në opozitë me interesat publike dhe kombëtare…Të gjithë e kuptojnë se vota e 23 qershorit ishte një votë e deformuar për të majtën. Të dy forcat politike që morën shumicën e votave ne e dimë se historikisht nuk kanë përfaqësuar shumicën e shqiptarëve. Këto dhe rigjenerimi i thellë i PD do të bëjë që në të vijmë shumë sjpejt në pushtet dhe të përfundojmë projekte madhore sic është integrimi i vendit në BE,- tha ai.