Basha zyrtarisht nen akuze

Sipas kerkeses per gjykimin e ceshtjes penale me numer nje, Lulezim Basha akuzohet per shperdorim detyre dhe shkelje te barazise ne tendera, ai eshte i pandehur se bashku me Andi Tomen, ish-drejtor juridik, ndersa dy zyrtaret e tjere Teliti dhe Saraci nuk jane me te pandehur per shkak te mungeses se provave.
Ne kerkesen per gjykim thuhet se objekti i hetimit ka qene procedura e ndjekur per perzgjedhjen e subjektit ndertues ne segmentin Rreshen-Kalimash, pjese e autostrades Durres-Kukes-Morine.
Duke iu referuar akt ekspertimeve prokurori i ceshtjes Arben Kraja ju referohet edhe akt-ekspertimeve mbi investimin e kryer ne 60 kilometrat e Rreshen-Kalimash, qe sipas prokurorise i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 304 milione euro me shume apo 73 perqind te vleres nga kontrata fillestare.
Por cilat jane sipas prokurorise shkeljet e Lulezim Bashes te evidentuara nga hetimet qe zgjaten me shume se nje vit?
Ne kerkese thuhet se shkelja e barazise ne tendera nga ish-ministri i Transporteve, Lulezim Basha e kryer ne bashkepunim me Andi Tomen eshte bere gjate perzgjedhjes se firmes konsulente "Ecorys Group", zgjedhje e kryer drejtperdrejt nga Basha.
Ndersa aktet per t’i dhene forme ligjore kesaj preference jane hartuar nga Toma. Ne kete menyre sipas prokurorit Kraja, Basha ka shkelur ligjin per prokurimin publik.
Ish-ministri eshte gjetur i implikuar ne inicimin e disa projekt-vendimeve ne nje kohe qe Ministria e Financave dhe Agjensia e Prokurimit Publik nuk kishte kthyer pergjigjje per kete ceshtje.
Sipas prokurorit ish-ministri i Transporteve dhe Andi Toma kane paraqitur argumenta te rreme per nevojen e nje konsulenti te huaj dhe realizimin e nje prokurimi te drejtpedrejte.
Prokurori vijon me tej duke theksuar se ish-Ministri, Lulezim Basha dhe Andi Toma nuk kane zbatuar asnje detyrim ligjor gjate procedurave per pergjedhjen e "Ecorys Group", deri edhe llogaritja e fondit limit per te paguar "Ecorys Group" me 180 mije dollare eshte ne kundershtim me ligjin.
Shperdorimin e detyres Lulezim Basha e ka konsumuar gjate procedurave te ndjekura per negocimin e kontrates me “Bektel Enka” duke lejuar qe negociatat te mos behen nepermjet shtetit shqiptar dhe “Bektel Enka”, por nepermjet kesaj te fundit dhe “Ecorys Group”.
Po keshtu Basha nuk ka vepruar,sipas prokurorise, duke lejuar “Bektel Enken” t’i vendose cmimet per njesi si ka dashur vete.
Sipas prokurorise ish-ministri, Lulezim Basha se bashku me Andi Tomen i kane derguar Keshillit te Ministrave rrethana te rreme ne relacionin e projekt kontrates e derguar per miratim. Thene me ndryshe nga prokuori, nga njera ane ministri ka favorizuar “Bektel Enken” dhe nga ana tjeter ka derguar ne Keshillin e Ministrave situaten jo reale ne lidhje me negocimin e kontrates dhe cmimeve per njesi.
Kjo pike e akuzes duket se i kundervihet qendrimit politik te maxhorances se vendimi i qeverise ka qene kolegjial dhe se per kete, nuk mund te akuzohet nje minister i vetem.
Pasi nje vendim qeverie, marre sipas prokurorise nen rrethana te rreme te ofruara nga ministri Basha, do te linte fajtor vetem kete te fundit.
Keto 28 faqe kerkese per gjykim dhe shtate volumet e dosjes me te pandehur Lulezim Bashen dhe Andi Tomen nuk dihet ende se kush do t’i gjykoje per shkak se Basha eshte i pari minister qe gjykohet ne Gjykaten e Larte .
15 gjyqtaret e Gjykates se Larte kane bere nje mbledhje te posacme per kete ceshtje duke caktuar te premten, diten kur do te mesohet cili do te jete trupi gjykues
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code