E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit Topi-Spiriç, optimistë për liberalizimin e vizave mes dy vendeve

Presidenti Bamir Topi në takim me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç u shpreh se për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale, dhe nënvizoi rëndësinë e zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, duke u ndalur sidomos në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Topi vuri në dukje se fusha me interes të ndërsjellë bashkëpunimi janë ato të energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, etj, duke nënvizuar faktin se në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave, do të ishte e vlerësueshme gjetja e një zgjidhjeje sa më të shpejtë, "në muajt e parë të vitit 2009" mes dy vendeve për të krijuar kushte sa më të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare-ekonomike. Ndërsa Kryeministri Boshnjak Spiriç theksoi se me hapjen e ambasadave respektive dhe nënshkrimin e mërrëveshjeve të duhura, shumë shpejt do të bëhet i mundur edhe lehtësimi ose liberalizimi i plotë i regjimit të vizave mes dy vendeve tona, që do të mundësonte jo vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Gjithashtu kjo do t'i shërbente edhe përmbushjes së objektivit të përbashkëta që ndajnë dy vendet tona: atij të integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe hyrjes në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›