E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Kemi përmbushur kërkesat e KE-së për vizat

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave.

Kështu është shprehur Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në konferencën për migrimin që po organizohet në hotel "Tirana".

Sipas tij qeveria shqiptare ka përmbushur edhe kërkesën më të fundit të KE-së për të riatdhesuarit duke theksuar se është ndjekur një strategji të plotë për ta ,duke përfshirë edhe kostot financiare.

"Shpreh bindjen, shtoi ai, se hapat që janë hedhur për plotësimin e kushteve do të konkretizojnë shumë shpejt lëvizjen pa viza edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›