E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende asgjë për zhdukjen e Bleona Matës

Një muaj nga zhdukja e Bleonës, ende asnjë e dhënë
Një muaj mbushet sot nga zhdukja e 6- vjeçares nga Zapodi i Kukësit Bleona Mata, por ende nuk ka asnjë të dhënë për të. Familja ka qenë ajo që ka dënoncuar në polici për zhdukjen e vajzës dhe policia e kukësit për ditë të tëra ka zhvilluar kontrolle në zonën përrreth në fshatin Zapod ka marrë dëshim nga të afërmit dhe prindërit e vajzës, asnjë e dhënë nuk të çon në gjetjen e 6-vjeçares. Për këtë çështja u angazhuan edhe punonjës të krimeve të rënda nga policia e shtetit si dhe kërkimet u shtrinë edhe jashtë kufirit shqiptarë në Kosovë, majde në Zapod të Kukësit shkoi edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj duke vendosur një shpërblim prej 3 milionë lëke të rinjë për çdo informacion që do çonte në gjetjen e Bleonës, por për policinë nuk pati asnjë informacion. U ngritën pistat e hetimit, siç është ajo e marrjes së vajzës nga kafshë të egra,
rrëmbimi më qëllim dhëninen e saj për birësim apo trafikim.
Më pas çështja i kaloi prokurorisë së kriemve të rënda në kryeqytetit e cila po heton më shumë për pistën e rrëmbimit të vajzës.
Por tashmë veç pistave dhe hetimeve të prokurorisë dhe policisë një muaj nga zhdukja e Bleona Matës ende nuk ka asnjë shenjë, gjithçka është zbehur ndërsa organi i akuzës heton në mënyrë sekrete për të arritur në gjetjen e 6-vjeçares nga Zapodi i Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›