E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha:Shqipëria,së shpejti anëtare e aleancës së Antlantikut Verior

Komisioni i jashtëm i parlamentit grek ka miratuar protokollin e NATO-s,duke i hapur kështu rrugë ratifikimit të plotë nga parlamenti grek. Ky është një nga faktet e renditura nga Ministri i jashtëm Lulëzim Basha për të mbështetur optimizmin e qeverisë shqiptare në samitin e Strasburgut vendi ynë do të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën e antlantikut të veriut. Në një intervistë për "Ora News",shefi i diplomacisë shqiptare Basha ka theksuar se samiti i prillit do të jetë një pikë e rëndësishme për shqipërine pasi kemi marrë miratimin e 19 vendeve anëtare të NATO-s dhe na duhen ende vetëm 7 ratifikime. Ndërkaq Ministri i Jashtëm Basha sqaron edhe procesin e aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE. Duke theksuar se ky hap do të hidhet gjatë presidencës çeke,shefi i diplomacisë tërheq vëmendjen se përgjigjja do të pritet nga presidencat e tjera,nga periudha kur Suedia do të marrë kryesinë e BE-së dhe më tej. Gjithashtu në vlerësimin e ministrit ,liberalizimi i vizave është një proces i cili po ecën pozitivisht veçanarisht pas prodhimit të dokumentave të sigurta të identifikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›