Bashkë, për njohje
-490x320.jpg)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve Kosovapress, dy vjet pas pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova po ecën me ritëm drejt një shteti me standarde bashkëkohore.
“Shoh që Kosova ndryshe nga ç’ishte perceptuar nga disa skeptikë, sot nuk është më një pikë e dobët e situatës në Ballkan. Përkundrazi është një moment, i cili konsiderohet si faktor i një sigurie, e një paqeje më të spikatur në rajonin tonë. Pjesëmarrja e autoriteteve të Kosovës dhe e Presidentit Sejdiu në tryeza e në takime që nuk konsiderohen thjesht bilaterale, por edhe rajonale, është kontribut i drejtpërdrejtë i angazhimit të autoriteteve të Kosovës për të qenë pjesë e politikave të paqes dhe sigurisë rajonale”, ka thënë Topi.
Duke u fokusuar në njohjet e shtetit të Kosovë, Topi ka thënë se Prishtina dhe Tirana janë duke punuar bashkërisht që ato të vijnë sa më shpjet. Sipas tij, vendet të cilat e ndjejnë se mund ta njohin Kosovën, kanë vështirësitë dhe situatat e tyre specifike, ndonëse vazhdimisht është thënë që Kosova është një rast “sui generis” në të gjithë specifikën e saj
Presidenti Topi ka deklaruar se ka lëvizje diplomatike, politike edhe aty ku ka pasur pamjaftueshmëri të këtij aksioni politik dhe diplomatik.
“Sot është zgjeruar harta politike e interesit për të njohur Kosovën, qoftë në Azi, qoftë në kontinentin afrikan, latino-amerikan dhe kuptohet ne shkojmë në një sinergjizëm të plotë edhe me rolin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë të vendeve kryesore të Europës, të SHBA’së për të pasur një lloj sintonizimi në zërat tanë, që vendet që nuk e kanë njohur, që nuk kanë arsye substanciale për ta kundërshtuar, ta njohin, si dhe për ta bërë Kosovën një pjesë të rëndësishme edhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
Duke komentuar lobimin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, ai ka thënë se politika serbe ka qenë shumë aktive në planin e kundërshtimit të njohjeve të reja të Kosovës, por siç ka deklaruar ai, ka pasur një diplomaci aktive në të kundërtën.
“Të gjitha këto kanë qenë pjesë e politikës dhe diplomacisë serbe që kundërshton në të gjitha mënyrat pavarësinë e Kosovës. Sot bota e qytetëruar, qoftë ajo politike-diplomatike sa vjen e ndërgjegjësohet, edhe ata që janë në distancë nga rajoni ynë. Po shihet që, përderisa shtete shumë të rëndësishme të botës demokratike kanë njohur Kosovën, sot kemi një mision të BE-së që është i pranishëm, kjo patjetër që sjell shumë mundësi të reja që këto njohje të shtohen”, ka vlerësuar Topi.
Sipas tij, politika serbe duhet t’iu largohet provokimeve, sidomos në Veriun e Kosovës. Ai ka inkurajuar popullsinë serbe në Kosovë të bashkëjetojë me popullsinë shqiptare, sikurse janë edhe modelet e vendeve evropiane sot, që etni të ndryshme, përkatësi të ndryshme jetojnë në një Europë të bashkuar, pa kufij dhe pa komplekse të së kaluarës.
Presidenti Topi, duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se çdo shtet duhet të bëjë detyrat e veta, që t’i kontribuojë paqes dhe dialogut rajonal.
Sipas tij, Shqipëria inkurajon dialogun, por është kritike aty ku ky dialog cenohet nga deklarata ultranacionaliste.
“Askush nuk mund të bëjë politikë me ambiguitet, pra me dy linja. Në rast se ne inkurajojmë që edhe Serbia të bëhet pjesë e botës evropiane, ajo duhet të pranojë edhe vendimet që ka marrë bashkësia europiane, të njohë Kosovën si shtet të lirë, sovran, të pavarur. Nuk mund të ketë politika të dyfishta. Nga njëra anë kërkon të anëtarësohesh në BE, nga ana tjetër kundërshton politikat bazale të komunitetit evropian, që kanë të bëjnë me Kosovën”, ka thënë ai.