Nuk jemi Monarki

Ukë Rugova besoj se gëzon respekt të madh. Por, ne nuk jemi në monarki, që të trashëgohen postet. Nuk e kam pasur të lehtë t’i dërgoj letër Fatmir Sejdiut. Relaksimi i marrëdhënieve LDK-LDD është në shërbim të vendit. Kërkoj nga LDK vetëm koalicion parazgjedhor. Shuarjen e LDD’së nuk e nënshkruaj kurrë. Nexhat Daci flet për Express.
Express: Shumëkush beson se LDD’ja, tri vjet pas themelimit, po kalon ditë të vështira...
N. Daci: Shumë gabim e kanë. LDD’ja ka hyrë në një fazë tjetër të dinamizmimit të procesit politik të saj, në një fazë të veprimit politik të vendosur.
Express: Pra, mohoni se keni probleme brenda shtëpisë suaj politike?
N. Daci: Me përgjegjësi të madhe ju them se probleme nuk kam. Ka diversitet mendimesh të ndryshme, por jo edhe probleme, bile për atë pjesën oficiele që ngjanë në Kryesi apo në takim me kryetarë të degëve. Ndoshta ka një ekskursion nëpër media që nuk është prapë risi në LDD. Nuk shoh dhe nuk parashikoj asnjë krizë. Sepse unë jam gjithmonë i përgatitur për t’u ballafaquar me kriza. Po të kishte një gjë të tillë, do ta thosha. Ata që e paraqesin gjendjen e LDD’së në krizë, fare nuk janë në rrjedha të vërteta të LDD’së.
Express: Rezultat i krizës në LDD janë zgjedhjet e fundit. Cila është analiza juaj, pse më 15 nëntor nuk morët votat që kishit marrë me 17 nëntor të vitit 2007?
N. Daci: Po, është rezultat i një gabimi kohor. Ky vlerësim është pranuar në krejt strukturën oficiele të LDD’së, në takimet e rregullta me degë dhe në përgjithësi. Në kuptimin që u paraqit para strukturës sonë zgjedhore, sikurse ne kishim koalicion me AKR’në, kur në fakt nuk kishim. Ne kishim marrëveshje për përkrahje të kandidatëve për kryetarë komunash. Një marrëveshje, do të thosha, jo e lehtë, sepse marrëveshja që ishte 100 për qind e arritur në mes të Pacolli dhe Dacit nuk gjeti përkrahje të mirëfilltë në Kryesinë e AKR’së. Po e them për herë të parë një të vërtetë - ne kishim rënë dakord që të ishim bashkë në Ferizaj dhe Gjilan, por ndikimi i strukturave jashtë Presidentit të AKR’së, ka qenë befasues për mua. Njëherësh, edhe në LDD ka pasur probleme, e dini rastin e Lipjanit dhe Kaçanikut, por te ne problemi ka qenë me degët, e jo me Kryesinë. Me një fjalë, ishte një marrëveshje që nuk mund të respektohej sa duhej dhe nuk i kishim përgatitur degët tona aq sa duhej, nuk ua kishim shpjeguar qartë këtë marrëveshje. Po ashtu, në rezultat ndikoi edhe rastësia e numrave të AKR’së dhe LDD’së që ishin 64 dhe 65. Numrat krijuan huti. Jam i informuar mirë që në këto zgjedhje ka pasur mbi 60 mijë vota të pavlefshme. Sipas sqarimeve që më janë dhënë, shumë më tepër se gjysma kanë qenë të pavlefshme, sepse janë rrumbullakësuar të dy numrat tanë.
Faktikisht ka rënie. Përqindja e LDD’së ka qenë 9.12 në zgjedhjet lokale të 2007-s kurse tash është 7.18 për qind. Do të thotë është rënie faktike që nuk mund ta mohoj dhe nuk dëshiroj ta mohoj. Unë po them se ishte rezultat, jo i rënies së përkrahjes së elektoratit të LDD’së apo të AKR’së, por i hapave të vonuar dhe mospërgatitjeve të degëve dhe elektoratit tonë. Po e them edhe se nuk i kemi pasur shumë të disiplinuara degët. Po e them me përgjegjësi të madhe se LDD’ja e ka mbështetur kandidatin e AKR’së në Prishtinë me tërë fuqinë. Me sinqeritet dhe me krejt kapacitetin. AKR’ja me tërë kapacitetin na ka mbështetur në Viti, po ashtu, por në Pejë ka pasur dështim të plotë të AKR’së në përkrahje të kandidatit tonë.
Express: Pra, ju po thoni se rënia e LDD’së lidhet me problemet teknike. Megjithatë, jo pak shigjeta janë drejtuar kah ju, duke iu bërë përgjegjës për atë çfarë i ndodhi LDD’së më 15 nëntor?
N. Daci: Po, në kohërat e demokracisë, ndoshta është normale ajo. Sepse ka njerëz të strukturave të ndryshme, të strukturës mendore dhe politike, të vullneteve për avancime të proceseve individuale dhe jopartiake. Kjo nuk është vetëm tani. Kemi pasur edhe paraqitje të proceseve të tjera edhe para ndarjes nga LDK’ja. Por është interesante se për mua nuk janë frustuese fare komentet e ndryshme. Unë kam qenë vazhdimisht i qetë dhe nuk kam polemizuar fare, sepse nuk polemizoj dhe nuk do t’i komentoj proceset që nuk kanë filluar nga struktura. E them se kur ka ndonjë risi, ajo paraqitet në strukturën e shtëpisë, qoftë në Kryesi, qoftë në takime me degë. Mendimet individuale ose hapat individualë nuk kam qejf kurrë as t’i shaj, as t’i lëvdoj. Janë mendime të njerëzve të lirë. LDD’ja ka një demokraci, e cila ndonjëherë krahasohet me anarki. Shembull, i merr votat e deputetit të LDD’së, bëhet Nënkryetar i LDD’së - që s’ka qenë kurrë në ndonjë parti tjetër - bëhet deputet dhe mandej i trafikon ato vlera. Ne nuk përlahemi për këtë, e as nuk i komentojmë. Por, kur tejkalohen kufijtë e kuq që i ka statuti, atëherë bisedohet në nivele të tjera.
Express: Këto deklarime të zyrtarëve të LDD’së ju po i cilësoni si shfaqje e ambicieve individuale, mirëpo a nuk janë ato indikatorë që t’ju detyrojnë që të reflektoni për punën tuaj në krye të LDD’së?
N. Daci: Jo. Kurrë në jetë nuk kam vepruar nën presion ose nën ngazëllim. Kurrë në jetë. As në Universitet, as në Akademi të Shkencave, as në Parlament. Nuk veproj ad hoc në jetë, as në familje, as në shkencë, as në parti. Jam njeri i qetë në veprime. Në kohërat e krizave më të mëdha të pasluftës, kur nuk mundnim të krijojmë institucione dhe paraqitjes së atmosferës gati të luftës vëllavrasëse, unë kam pasur një kthjelltësi, një mirëkuptim dhe një qetësi shpirtërore të veprimit. Prandaj, unë nuk fajësoj askënd dhe nuk merrem me analiza individuale.
Express: A ishte e nxituar marrëveshje me AKR’në? Shumëkush beson se kjo marrëveshje është parë nga elektorati i LDD’së si shmangie nga “filozofia rugoviane”?
N. Daci: Unë e them fjalën dhe gjithmonë e mat me shumë përgjegjësi. Asnjë individ në LDD, në Kryesi, në takimet me kryetarët e degëve, e as në Këshillin Kombëtar nuk ka qenë kundër lidhjes së marrëveshjes parazgjedhore me AKR’në. Krejt të tjerat çka thonë në media, janë pazare ditore për interesa të fazave kalimtare, kur parapërgatitet ndonjë kalimtar. Është traditë e vjetër kjo. Shihni tash, mua po më planifikojnë për ndonjë post, jo në këtë ministri, jo në atë ministri... Megjithatë, nuk shqetësohem për këtë. Kohët e fundit janë shfaqur disa koncepte ose fjalë të cilat kurrë nuk janë diskutuar në forumet e partisë. Prandaj, kam qeshur kur i kam dëgjuar ato deklarata.
Express: A mendoni se do të vazhdojë bashkëpunim me AKR’në?
N. Daci: Mendoj se paraqitja e Behgjet Pacollit në skenën politike ka qenë freski dhe një shans i mirë për zhvillimin e Kosovës. Prandaj, nuk e mendoj fare të gabueshëm bashkëpunimin me të. Mendoj se bashkëpunimi im do të rritet dhe respekti do të rritet. Nuk mendoj kurrë që për shkak të një procesi politik që do t’ia kthejë shpinën ose do të armiqësohem me Pacollin. Në asnjë mënyrë.
Express: Në opinion kanë filluar të dalin ide të ndryshme, gati edhe aventureske për rrugën që duhet të ndjekë LDD’ja për daljen nga kriza. Naser Rugova, madje, propozoi që ju dhe z. Fatmir Sejdiu të jepni dorëheqje dhe në krye të të dy partive të vijë Ukë Rugova, djali i Presidentit të ndjerë?
N. Daci: Mendoj se nuk është autor i këtij propozimi (Naser Rugova). Këtë ide e kam dëgjuar shumë më herët nga një anëtar i Kryesisë së LDK’së. Janë qarqe të një estabilishmenti ose të një koncepti me të cilët nuk kam asgjë kundër dhe nuk i komentoj fare. Por, nuk është ide e re kjo. Po ju them në mënyrë shumë të sinqertë se edhe në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova kam qenë në familje të ngushtë dhe e ruaj respektin. Respekti im për Presidentin Rugova dhe Familjen e tij është respekt pa interesa. Pa i lypur asgjë. I dëshiroj asaj familjeje ose fëmijëve t’i arrijnë majat e dëshiruara. Por LDD’ja e ka zotin e shtëpisë. Duhet thënë se unë e di atë rrugë të menduari, nuk i kundërvihem, pasi që është e drejtë e gjithkujt t’i japë mendimet e veta.
Express: Pavarësisht se si ide ka qarkulluar edhe më herët, tash është ndryshe sepse po thuhet nga një anëtar i Kryesisë së partisë suaj?
N: Daci: Këtë duhet ta marrim si begati të brendshme. Po të kishte qenë ndonjë diktaturë, ndoshta do t’u kishte shkuar koka ideatorëve të tillë. Unë e përshëndes çdo koncept që ua japin mediave. Dikush ka qejf të jetë prezent në media çdo ditë. Personalisht hezitoj të dal në media, kur nuk kam çka të them. Në esencë, sa kam mundur ta lexoj atë ide, nuk kam parë ndonjë vlerësim të keq për LDD’në prej anëtarit të LDD’së dhe nuk dua ta kritikoj.
Express: A po thotë Naser Rugova mendimin e tij apo ai po përfaqëson një rrymë jo të vogël brenda LDD’së që po kthehen çdo ditë e më shumë kundër jush?
N. Daci: Besoj se përgjigjet do t’i merrni prej personave që po i përmendni. Unë nuk e ndjej atë. Nuk është thënë në forume. Këto të tjerat çka thonë në dasma në deka, kryshnoshe, rrugëve, kafeneve... nuk merrem me to.
Express: Si ju duket ideja që Ukë Rugova të jetë Kryetar i dy partive?
N. Daci: Mendoj si ide nuk i meriton komentet tona, as minutazhin tim, e as të gazetës. Por po jua jap dy-tre shembuj. Krejt familjarët që kanë trashëguar Josip Broz Titon që jetojnë në Kroaci dhe në Serbi, kanë marrë pjesë për ndonjë zgjedhje diku dhe asnjë nuk ka pasur sukses. Djali i krijuesit të Shtetit të Kroacisë ka konkurruar në kohën kur ka qenë Shef i krejt agjencive të zbulimit dhe kundërzbulimit të Kroacisë dhe nuk ka fituar asgjë. Shikoni, unë besoj se djali i Presidentit Rugova ose vajza kanë një respekt shumë të madh, i cili duhet të materializohet me punë dhe me paraqitje në strukturat kudo që janë. Por ne nuk jemi në monarki. Nuk jemi mbretëri që djali im ose djali i Presidentit ta trashëgojë atë post... Asnjë të keqe nuk kam unë për Ukën apo për dikë tjetër. Por është jashtë çdo koncepti në univers për ta komentuar. Sepse LDK’ja e ka udhëheqjen e vet dhe ata vendosin çka bëjnë në shtëpinë e tyre, e nuk mundet dikush nga LDD’ja t’iu tregojë atyre se çka të bëjnë.
Express: Ju mendoni se edhe Uka do ta përjetonte fatin sikur shembujt që dhatë për familjarët e Titos dhe Tugjmanit?
N. Daci: Nuk dua ta komentoj më tepër.
Express: A jeni në gjendje të vendosni rregull në parti apo edhe dorëheqjen e llogaritni si opsion?
N. Daci: Në Grupin parlamentar apo në Kryesi asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë pengesë. Për hir të respektit të mbiemrit dhe të punës së vet,e kam avancuar në Kryetar të një komisioni parlamentar. S’kam asgjë të keqe. Unë nuk merrem me kafiteri, me rrugaçhane dhe kur ta vlerësoj se kur është nevoja të tërhiqem ose është krijuar masa, unë jam shumë gjakftohtë, shumë mirëkuptues. I njëjti kërcënim ka ekzistuar para dy vjetësh, kur kam marrë vendim që kryetarët e degëve mos të jenë anëtarë të Kryesisë. Një ditë ose dy para Këshillit Kombëtar më kanë lutur që mos ta bëj atë – “se ke me pa çka ka me t’gjetë në Këshill”. Unë kam qeshur. Në qoftë se një këshill kombëtar që e përfaqëson një strukturë të gjerë të menduarit politik në LDD, me shumicë ose supstancialisht është kundër mendimit të Kryetarit, atëherë çka i duhet Kryetarit të jetë më Kryetar. Dhe, po ju them se janë procesverbalet se asnjë njeri as nuk ka diskutuar, as nuk ka votuar kundër. Edhe tash po ju them se LDD’ja është unike në Grup parlamentar dhe Kryesi. Unë flas për anën oficiele, kurse të tjerat janë qëndrime individuale. Dikujt i pëlqen rakia, dikujt birra, dikujt çaji i rusit, dikujt çaji kinez dhe nuk ka asgjë të keqe.
Express: Të kthehemi te letra që i dërguat Presidentit Sejdiu javën e kaluar. Çfarë ndodhi që ju e ndërmorët këtë iniciativë?
N. Daci: Kjo nuk ka qenë e lehtë, që të jem fare i sinqertë. Ka pasur thyerje të brendshme të miat për një kohë të gjatë. Por mandej kam vendosur të veproj ashtu siç e ka krijuar Zoti Dacin. Bindja ime e thellë është që viti 2010 do të jetë vit mjaft i rëndë dhe i rrezikshëm për Kosovën. E kam ndier për obligim ta jap një mendim timin me alternativa të mundshme, sepse nuk mund të them alternativë të sigurt, sepse nuk jemi parti e madhe shumë, nuk kemi ushtri, nuk kemi shërbim informativ dhe nuk kemi financa. Për hir të personalitetit tim, të vijës njerëzore, intelektuale dhe politike, e kam ndier obligim t’i shkruaj letër dhe ta ndaj një mendim me të, sepse kemi qenë për 17 vjet në rrugëtim të përbashkët. Unë ia kam dhënë mendimet e mia për aktualitetin politik dhe tash ata duhet të mendojnë. Sipas traditës shqiptare, do të duhej që i madhi t’i drejtohet të voglit, se kur i vogli i drejtohet të madhit, i bie se po e lut ta shpëtojë. Ka zëra të këtillë edhe brenda LDD’së, edhe në media, se Daci po dëshiron ta shpëtojë vetveten. Jo, Dacin e mban puna e vet dhe e shpëton dhe e merr vetëm Perëndia. Kjo është devizë imja jetësore. Nuk kam pasur ndërmend asnjë lojë politike, asnjë marifetllëk dhe nuk i kam qitur asnjë lloj kushti. Në qoftë se e vlerëson LDK’ja si hap të qëlluar - faleminderit. Në qoftë se e vlerëson ndryshe - prapë faleminderit. LDD’ja do të vazhdojë të jetë, në koalicion me LDK’në apo pa koalicion. LDD’ja e ka një parim që nuk i ka borxh askujt mbi këtë rruzull tokësor. As borxh politik, as kombëtar dhe as financiar. Prandaj, nuk bën të keqinterpretohet dhe as të pritet shumë nga kjo.
Express: Pse sot është në interes të Kosovës bashkëpunim i LDD’së me LDK’në, e pse nuk ka qenë para tri vitesh, kur ju u ndatë? Madje, atëherë as statusi nuk ka qenë i definuar...
N. Daci: Prej distancës kur analizoni një rrugë trevjeçare ose katërvjeçare, krijon tjetër qëndrim se prej momentit kur ka qenë temperatura e pikës së vlimit të rrjedhave personale ose filozofike. Kalojnë tri-katër vjet dhe njeriu e analizon rrugën e ecjes dhe atë çka të pret. Çka të pret si Kosovën, çka e pret djalin apo vajzën time... Unë nuk kam nevojë as financiare, as politike, as fizike, as juridike, kurrkush të më përkrahë. Kosova sot është zhytur në një mendim jo të mirë - edhe kombëtar edhe ndërkombëtar. Po qeveriset me interesa të ngushta. Të gjitha proceset negative janë në rritje. Edhe korrupsioni, edhe reketi, edhe krimi ekonomik në veçanti. Prandaj, e kam ndier momentin që LDD’ja, jo Daci, po LDD’ja, mund t’i qesë në rrugë të mbarë dhe të drejtë.
Express: Megjithatë, hise në këtë degradim shoqëror dhe politik është edhe LDK’ja. Çfarë koalicioni mund të ketë rezultate me këtë parti, e cila është pjesë e këtyre të këqijave që po i përmendni?
N. Daci: Keni të drejtë. Por unë nuk kam qenë pjesë e asaj strukture në atë degradim. Besoj se të qenit në atë strukturë arrin të ndikojë në zotin e shtëpisë së LDK’së që nuk bën të ndiqen ato procese. Ka ndodhur çka ka ndodhur, merret tjetër kush me ato procese. Daci i pranishëm në një odë, në një drekë ose në një darkë, kurrë nuk ka heshtur dhe nuk do të heshtë. Prania e LDD’së do të mundësonte (unë flas gjithmonë për politikë të ardhshme, jo për të kaluarën) të ishte me ndikim në mirëqenien ose në fillimin e zhvillimeve të proceseve. Nuk garantoj dhe nuk them se jam më i madhi dhe më i miri, as më i mençuri, as kurrgjë. Ekziston një potencial tek unë, intelektual dhe politik për t’i argumentuar gjërat që i flas.
Express: A mund të thoni më shumë rreth letrës suaj. Çfarë bashkëpunimi i keni ofruar LDK’së?
N. Daci: Jo, nuk do të konsumohem, as energjikisht, as në kohë, sepse ai propozim mund të mos pranohet fare dhe, pse të shpalosëm ose shpërlahem. Kur të vijë koha për mendim tjetër, bisedojmë.
Express: Disa gjëra janë shumë më me rëndësi për publikun që të thuhen. Në radhë të parë, a nënkupton kërkesa juaj vetëm një koalicion me LDK’në apo nënkupton shkrirjen e LDD’së në LDK?
N. Daci: Njëqind për qind koalicion. Asgjë tjetër.
Express: A do ta pranoni ju shkrirjen e LDD’së?
N. Daci: Në këtë kohë, në qoftë se dikush pretendon për shkrirje nga LDD’ja, duhet të bëhet Kryetar i LDD’së dhe ta kryejë atë punë. Me Dacin, jo. Në këtë fazë, jo. E, as nuk po pretendoj që përmes kësaj marrëveshjeje të marr ndonjë prej tri posteve kryesore institucionale.
Express: Do të doja një analizë tuajën për mundësinë e rikonfigurimit të skenës politike të vendit. Pas letrës që i dërguat z. Sejdiu, krijohet përshtypja se ngadalë partitë e vogla do t’iu ngjiten subjekteve më të mëdha politike. Pra, LDD’ja të shkojë në LDK, AKR’ja në PDK... Si e shihni skenën politike të vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?
N. Daci: Mendoj se po. Kosova është shumë e vogël financiarisht dhe në qoftë se vazhdojmë kështu, atëherë do të vazhdonin reketimet e partive të ndryshme ndaj ekonomisë. Mendoj që i duhen profilizime dhe janë të mjaftueshëm dy blloqe ose dy orientime. Është koha të mendojmë për dy grupime politike, të cilat do të merreshin shumë më tepër me sajimin e programeve, koncepteve të veta sesa qysh të mundim njëri-tjetrin, qysh ta vjedhim njëri-tjetrin dhe qysh ta mashtrojmë njëri-tjetrin.
Express: A mund ta ruajë LDD’ja identitetin e saj nëse do të kishte një koalicion me LDK’në?
N. Daci: Unë mendoj që do ta sforcojë madje, në asnjë mënyrë nuk do të dobësohet. Sepse edhe Lideri i LDD’së, edhe shumë anëtarë të të gjitha niveleve, kanë treguar konsistencë në vlera të mirëfillta. Besoj se relaksimi i raporteve LDD-LDK do të ishte dobiprurës për Kosovën.
Express: A mund ta shohim Dacin si partner të mirë me Sejdiun pas gjithë asaj që ka ndodhur në marrëdhëniet tuaja politike dhe personale?
N. Daci: Unë po ju them të vërtetën absolute. Unë mund të jem partner i mirë me Sejdiun, partner i mirë ose shumë i mirë me Thaçin. Partner i mirë me secilin. Sepse mendoj që e kam demonstruar në vepër. Për gjashtë vite punë të përbashkët me Sejdiun, s’kemi pasur kurrë diversitet konceptesh.
Express: Para zgjedhjeve ju keni deklaruar se Ramush Haradinaj e ka zgjedhur formulën e humbësit. Ndërsa AAK’ja më 15 nëntor u dyfishua...
N. Daci: Unë e ndaj ende atë bindje. Kur kam thënë se z. Haradinaj e ka zgjedhur formulën e humbësit, unë kam menduar në shumë fitore të natyrave të tjera. Në shumë fitore më të mëdha. Këto zgjedhje e kanë treguar edhe në Gjakovë, edhe në Vushtrri, edhe në Mitrovicë, edhe në Viti, krejt ndotësinë e këtyre zgjedhjeve. Prandaj, nuk dua të komentoj më shumë. I dëshiroj të rritet sa të dojë AAK’ja. Sepse asnjë të keqe nuk ia mendoj askujt. Nuk e kam ndërruar mendimin. Aq sa është rritur, aq e di ai çfarë e ka situatën e vet. Mendoj se do të ishte mirë për Kosovën që të rritet Ramushi sa më shumë, por Ramushi që i duhet Kosovës në një kuptim krejt tjetërfare se atë që e demonstron.