Bashkebisedimi i plote ne Vjene
Fate Velaj z. Rama Kur une them europa cfare mendon ti Cfare eshte Europa per ty dhe dua te te pyes se ku bejne pjese shqiptaret ne Europe ne Ballkan apo ne juglindje te Europes
Edi Rama......Shqiptaret shpirterisht jane ne Europe menderisht jane ne Ballkan dhe fizikisht jane ne Shqiperi.
Fate Velaj Do te doja te te pyesja ty i dashur Joe Josef Eumleidenholzer eurodeputet Ti e cileson veten si aktivist te shoqerise civile politikan si dhe tipik i 68 levizjes se viteve 68 neper bote. Nese une kthej mendjen ne ato vite patjeter qe do kujtoj Pranveren e Prages trazirat e marsit ne Poloni lotta continua ne Itali ...apo dhe black poeer movement pas vrasjes se Martin Luther King ne USA etj levizje qe linden si rrjedhim i situates se trazuar...
A mendon ti se ne keto kohe krizash ekonomike qe kane mberthyer Europen e qe po shoqerohet me kriza besimi e orientimi se levizje si ato te 68 jane te nevojshme dhe se mund e duhet te rilindin si zgjidhje te problemeve
Josef Weidenholzer ...68 ishte koha e nje levizjeje te madhe e totale qofte ne ide ne perfytyrime apo dhe ne shpresen per te ardhmen dmth mbi gjithcka. Te gjitha keto jane ato qe mua me mungojne nga ajo kohe e arte te cilen ne brezi yne e perjetojme por dhe e mbajti mbi shpatulla....
Koha e sotme eshte prekur nga pesimizmi nga nje deshire tunduese per te mbajtur fort te gjitha ato qe tashme duken si te vetekuptueshme por qe u arriten pas asaj per te cilen ne luftuam ne vitet 68 e qe sollen mireqenien gati te plote...
Sigurisht qe une do merrja perseri rolin tim nese levizje te tilla ne kete kohe krizash sic e quajte ti do te rilindin neper Europe. Por ne rolin tim si eurodeputet tashme luften time e bej ne Eu parlament. Une jam i bindur se edhe levizjet ne boten arabe nje reflektim i viteve 68 ishin...
Fate Velaj E dashur Adelheid Adelheid Woumllfl redaktore e politikave te jashtme ne prestigjozen Der standard.Ju jeni nje nga gazetaret me te rendesishme ne hapesiren gjermanfolese per sa i perket juglindjes se Europes gje qe ka sjelle qe te jeni dhe fituese e cmimit per gazetarine ne Gjermani.
Ne kuader te realizimit te ciklit tim te aktiviteteve Good morning Balkan ne Athine Bukuresht Tirane Prishtine Trieste Ohrd Alpbach...ajo qe vija re e qe me ngelej e fixuar ne mendime ishte nje shprehje e Voltaire i cili pat thene se 4/5 e kulturave te popujve te Europes eshte e njejta gje. Vetem 1/5 na ben ne te ndryshojme nga njeri tjetri dhe ka qene kjo 1/5 e cila eshte shfrytezuar si preteks per te legjitimuar epersine e nje populli ndaj tjetrit e qe jane shoqeruar me luftra. Tashme pothuajse kjo 4/5 eshte nje familje e perbashket sic eshte EU nje pjese e asaj 1/5 eshte jashte saj.
Ish kancelari Metternich 1773-1859 ka thene se Ballkani fillon ne Renneeg ne lagjen 3 te Vjenes. Do te doja tju pyesja Ne disa analiza nga juglindja e Europes ju i keni permbledhur nen titujt Zhgenjim ne vend te ngazellimit Rishikim ne vend te llogarritjeve Shtetet si nje mozaiketj dhe se fillon vertete ballkani ne Renneeg apo mbaron Europa aty
Adelheid Woumllfl... Kufijte e vertete te Europes eshte e veshtire tu japesh nje definicion se ku fillojne e ku mbarojne pasi ne rrjedhen e historise pikerisht per keta kufij eshte dashur te behen dhe luftra e qe sot kane lene nje harte te pa qendisur akoma... Ne analizat e mia jam munduar gjithmone te tregoj nje realitet te ndodhur pasi kam qene gjithmone e bindur se vendet e Ballkanit me shume bejne llogarite se si e kur do jene aty e atje sesa kane gjetur kohen e duhur per te ripare gabimet e kryera ne vite dhe kjo eshte reflektuar edhe ne disa vende qe tashme jane anetare te EU...
Josef Weidenholzer ...Nese Metternisch atehere tha se Ballkani fillon ne Renneeg une do te thoja se e gjithe Austria eshe Ballkan.