E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa ngrin 300 te vdekur per 10 dite

Ne te gjithe Europen numerohen rreth 300 persona te cilet kane humbur jeten per shkak te motit te keq gjate ketyre 10 diteve te fundit. Ne krye te listes se situates se rende eshte Ukrahina ku kane gjetur vdekjen si pasoje e ngrices 131 persona deri me tani. Mbi 70 mije te pastrehe kane kerkuar ndihme prane qendrave te posacme te ngritura ne 3 qytete te ndryshme te vendit. Ne Itali viktimat kane shkuar ne 10 ndersa vendi ka shpallur gjendjen e gatishmerise.
Nderkohe ne Europen Qendrore dhe ne Ballkan gjendja paraqitet problematike per shkak te motit te akullt e ku mijera persona kane mbetur te izoluar. Ne Serbi mbi 70 mije persona jane ne gjendje kritike per kushtet e jeteses.
Po keshtu ne Poloni numri i viktimave ka arritur ne 53 nga te cilat 8 kane vdekur nga hipotermia vetem diten e djeshme. Ne keto vende termometri shenon minus 20 grade cka perben rrezik sidomos per nje kategori te caktuar si te pastrehet apo emigrantet.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›