E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkejetesa fetare vlere e shqiptareve

Shteti laik shqiptar lindi europian pasi shquhet per harmonine dhe bashkejetesen fetare.

Me keto fjale i eshte drejtuar presidenti i Republikes Bamir Topi drejtuesve te komuniteteve fetare duke vleresuar rolin e tyre ne proceset e integrimi te Shqiperise.

Sot Shqiperia ndodhet ashtu sic thote shkrimtari yne i madh Ismail Kadare ne oborrin e jashtem te shtepise evropiane dhe presim te na hapen dyert qe te hyjme brenda. Sigurisht asaj shtepie te madhe secili synon ti ofroje dicka sa me te bukur nga vend i tij. Une jam shume i lumtur qe dhe ne shqiptaret kemi nje gje shpirterore kaq te vecante e perfaqesuese te qyteterimit tone qe mund ta bashkendajme me familjen tone europiane modelin e te jetuarit ne harmoni te plote si vellezer mes besimeve dhe feve te ndryshme tha Topi.

Drejtuesit e komunteteve fetare ne vend kane theksuar kete vlere te cmuara te shqiptare duke i vecuar ata nga vende te tjera ne Ballkan.

Me kontributin e vecante per paqe Shqiperia perfaqeson rastet e rralla te nje vendi ku komunitetet fetare bashkejetojne ne harmoni. Komunitetet fetare jane perkrahes te integrimit te vendit ne BE tha kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca.

Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos u shpreh se kontributi i rendesishem i komuniteteve fetare ne kohezionin social te Shqiperise Ky fakt kerkon nje vemendje dhe vigjilence te vazhdueshme.

Fale klimes nderfetare qe eshte krijuar nder shekuj ne Shqiperine e 20 viteve te fundit jane zhvilluar pervoja te reja shpirterore dobine e te cilave do ta vertetoje koha u shpreh imzot Rrok Mirdita.

Nderkohe Babe Dede Reshat Bardhi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve deklaroi se kater komunitetet fetare ne Shqiperi jetojne ne harmoni dhe kjo perben nje shembull unikal jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere.

Ne simpoziumin per kontributin e harmonise nderfetare ne integrimin e Shqiperise merrnin pjese edhe perfaqesues te trupit diplomatic te akredituar ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›