E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi Shqiperia natyrore nje iluzion

Ministri i Brendshem kosovar Bajram Rexhepi e ka perjashtuar mundesine e bashkimit te Shqiperise me Kosoven.

Ne nje interviste per agjencine serbe FoNet nenkryetari i PDK-se eshte shprehur se ideja mbi Shqiperine natyrore nuk eshte nje opsion por nje iluzion i partive te vogla.

Kete tregim e kane disa parti te vogla ne programet e veta. Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete te cilat kane shume te perbashketa por ekzistojne si shtete te vecanta. Dhe te tilla do te mbeten ka deklaruar Rexhepi.

I pyetur per dialogun mes Prishtines dhe Beogradit Rexhepi eshte shprehur se ai mund te filloje ne cdo moment por ka nenvizuar se ai do te ishte me efikas nese do te fillonte pas krijimit te qeverise se re.

Ai do te jete nje dialog per ceshtje teknike mes dy vendeve te pavarura dhe sovrane. Mund te them se bashkepunimi per ceshtjen e te zhdukurve ekziston ka shtuar Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›