Bashkëpunim, pa njohje

Mesazhin e keq që e ka përçuar javën e kaluar duke refuzuar të marrë pjesë në Konferencën e Brdos, ku është diskutuar perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka dashur ta përmirësojë të shtunën në Bruksel. Por, jo vetëm kaq. Ai gjatë javës kishte udhëtuar edhe në Kroaci, ku bashkë me Presidentin Ivo Josipovic kanë tentuar të gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth mosmarrëveshjeve që kanë Beogradi dhe Zagrebi.
Tadic është duke shfrytëzuar maksimalisht një forum për Ballkanin në kryeqytetin europian, duke u angazhuar që Serbia deri në fund të vitit të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në margjina të këtij forumi, ai ka takuar zyrtarët më të lartë të BE’së, ku është zotuar se vendi i tij nuk do të ndalet duke bërë reforma që do t’ia mundësonin realizimin e këtij synimi.
Shefi i shtetit serb madje ka kërkuar që BE të përshpejtojë integriminin e tërë Ballkanit Perëndimor në union. E kur është fjala për Kosovën, ai ka përsëritur qëndrimin e njohur se Serbia nuk do të njohë asnjëherë pavarësinë. Për ta zbutur këtë qëndrim, Tadic kësaj here është kujdesur që të dërgojë mesazhe bashkëpunimi edhe me Kosovën, por vetëm në kontekst rajonal.
Pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ai ka thënë se Serbia ka interes që të hapen çështjet e bashkëpunimit rajonal. “Serbia nuk pranon që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Nga ana tjetër, Serbia ka interes që të hapen çështjet e bashkëpunimit rajonal, transportit, komunikacionit, që nuk do të çonte as në njohjen implicite e as eksplicite të pavarësisë së Kosovës, por do të sigurohej funksionimi i tërë rajonit” ka thënë Tadic, të shtunën.
“Unë sinqerisht shpresoj se do të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse me të cilën do të arrinim suksesshëm ta zgjidhim çështjen e transportit, komunikacionit, gjyqësisë, kufijve dhe policisë pa njohur në mënyrë eksplicite e as implicite pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai. Kësaj here Tadic nuk ka përmendur bisedimet për statusin të cilin Serbia e konsideron të pazgjidhur.
Javëve të fundit Prishtinën dhe Beogradin e kanë vizituar zyrtarë të lartë të BE’së, si përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton, Komisari për Zgjerim Stefan Fuele si dhe Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner. Këto vizita janë interpretuar si një shtytje për një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. Por çfarë janë shanset reale për një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit?
Pavarësisht deklarimeve të Tadic duket se askush nuk do të lëvizë në drejtim të dialogut pa e thënë fjalën e saj Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë e cila pritet ta shpallë verdiktin e saj diku në verë. Deklarativisht edhe autoritetet në Prishtinë shprehen të gatshme për të dialoguar me Serbinë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, por vetëm si dy shtete të pavarura.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar të shtunën se Qeveria e Kosovës është e hapur për çfarëdolloj bisedimesh për bashkëpunim rajonal. “Jemi të hapur për çfarëdolloj bisedimi për bashkëpunim të nivelit rajonal, si shtete sovrane dhe të pavarura, mbi bazën e barazisë dhe sovranitetit të plotë dhe, me qëllim të integrimeve në nivel evropian. Me zhvillimet kohore, Serbia, me siguri, në rrugëtim për BE, do ta shohë se ka nevojë t’i bëjë disa hapa pozitivë edhe përballë rajonit”, ka thënë Kuçi, të shtunën.
Por, si shihen deklarimet e Tadicit nga analistët?
Naim Rashiti nga International Crisis Group thotë se Beogradi së pari duhet t’i njohë autoritetet e Prishtinës. “Kjo nuk do të kërkojë njohjen e Kosovës por njohjen e autoriteteve legjitime te Kosovës. Ky është fillimi i çdo dialogu”, ka thënë Rashiti të shtunën për Express. Sipas tij, Beogradi e ka të qartë se nuk mund te hyje në BE- pa i rregulluar marrëdhëniet me Kosovën.
“Por në Beograd mendojnë se kanë ende kohë për të manovruar, deri ne momentin e kushtëzimit real”, ka shtuar ai. Rashiti vlerëson se presioni i BE’së mbi Beogradin megjithatë funksionon, por ky presion duhet të jetë më i fuqishëm nga Brukseli. Ky ekspert i ICG’së vlerëson se perspektiva e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nuk duket reale pa ndërmjetësim të fuqishëm nga Washingtoni edhe Brukseli, edhe për të ashtuquajturat çështje teknike.
“Rezultate do të ketë vetëm atëherë kur BE-ja të jetë e vendosur dhe e koordinuar me SHBA-ne”, konstaton ai. Rashti pohon se Prishtina dhe Beogradi, herët a vonë, në kuptim të dialogut, do të ndeshen me njëra-tjetrën. “Kosova është çelësi i Serbisë për ne BE, Beogradi e ka çelësin për Kosovën për t’u bërë anëtare ne OKB. Dialogu do te jete i pashmangshëm”.