Të ndarë për shtëpinë

Mitrovicës. Për politikanët shqiptarë, prania e BE-së mund të ndihmojë në integrimin e qytetit, por, serbët druajnë se kjo prani forcon shtetin e pavarur të Kosovës. Shqiptarët e Mitrovicës presin që strukturat e Bashkimit Europian përmes shtëpisë së këtij unioni të hapur në veri, të krijojnë parakushtet për integrimin e qytetit. Por, serbët janë skeptikë ndaj nismës së BE-së, duke e parë atë si fillim të shpërbërjes së institucioneve paralele.
Ish-kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, që dikur ishte edhe në krye të Qeverisë së Kosovës, e sheh hapjen e kësaj shtëpie si një hap pozitiv drejt integrimit të qytetit. “Do të dëshironim, që ta kishim praninë e plotë të institucioneve tona, por ky është proces që zgjat dhe është shumë më pozitive që të jetë prania e BE-së në pjesën veriore, sesa mos të ketë fare. Kështu që unë e shoh si diçka pozitive”.
“Unë nuk pres mrekulli, mirëpo ajo do të ndihmojë mjaft që gradualisht edhe qytetarët e pjesës veriore ta kuptojnë realitetin, të integrohen në proceset dhe institucionet demokratike”, ka thënë Rexhepi. Por, nëse mendojnë si politikanët, banorët serbë të pjesës veriore, vështirë se do t’i mbështesin strukturat e BE-së, që në veri do të gjenden nën një kulm.
Përfaqësuesi i Këshillit Nacional për veriun, Milan Ivanovic, është kundër forcimit të pranisë së BE-së në veri. “Ekziston një frikë ndaj hapjes së të ashtuquajturës ‘Shtëpisë së BE-së’, dhe ndaj qëllimeve të vërteta, që qëndrojnë prapa hapjes së saj. Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë është shumë e njëanshme në punën e deritashme dhe se puna nuk përkon me 12 44, por sipas Planit të Ahtisarit”.
“Planin e Ahtisarit po e zbaton Piter Feith, si i dërguar BE-së dhe është e qartë se për shkak të unitetit për të dalë kundër serbëve, serbët e kanë hedhur poshtë atë përpjekje për nënshtrim”, shprehet Ivanovic Për integrimin e veriut të Kosovës tashmë është hartuar edhe një strategji nga qeveria dhe ICO-ja.
Por, zyrtarët e Bashkimit Europian thonë se hapja e “Shtëpisë së BE-së” nuk ka të bëjë asgjë me strategjinë, edhe pse në strategji përmendet mundësia e tillë, madje duke përcaktuar edhe datën eventuale të hapjes. Ish-kryeministri Bajram Rexhepi nuk e sheh hapjen e “Shtëpisë së BE-së” jashtë strategjisë për integrim.
“Edhe pse Giffoni ka thënë se nuk janë të përshkruara fushëveprimet, megjithatë ato katër pika që i kanë potencuar, nuk bien ndesh as me strategjinë e Qeverisë për veriun e Kosovës dhe unë i shoh si institucione komplementare edhe atë edhe strategjinë dhe institucione të qeverisë dhe të EULEX-it”.
“Edhe pse, realisht, as EULEX-i, e as dhoma e BE-së nuk identifikohen drejtpërdrejt me strategjinë e institucioneve të Kosovës për veriun. Megjithatë, nuk ka kundërshtime, nuk i shoh si konkurrentë, por si diçka që do ta ndihmojnë njëra-tjetër”, thotë Rexhepi.
Ndërkaq, politikani serb, Milan Ivanovic, thotë se Bashkimi Europian po synon vendosjen e një sistemi unik në tërë Kosovën. Kjo edhe është arsyeja, që ai refuzon aktivitetet e fundit të këtij unioni.
“Tani ekziston një përpjekje, që përmes Giffonit, të vazhdohet kjo sjellje e disa qendrave të BE-së që e parapëlqejnë pavarësinë e Kosovës dhe që tashmë e kanë pranuar atë. Ata përpiqen të vendosin një sistem unik të Kosovës, që nënkupton forcimin e këtij shteti të pavarur”, shprehet Ivanovic.
Veriu i Kosovës është jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare që nga viti 1999.
Ndërsa, UNMIK-ut i është hedhur herë as herë një pjesë e fajit për mosintegrimin e qytetit, tani janë zbehur edhe pritjet nga EULEX-i, meqë për më shumë se një vit të zbarkimit në Kosovë, ende nuk ka shtrirë plotësisht sundimin e ligjit në mjediset ku sundojnë strukturat paralele serbe . (REL)
Hapja e “Shtëpisë së BE-së” është mirëpritur nga shqiptarët, por jo edhe nga serbët e