E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkëpunim për kërkimin shkencor/ Shpallet thirrja e parë për projektet nga universitetet e bizneset

Universitetet dhe bizneset do të bashkëpunojnë në aktivitete të kërkimit shkencor për të prodhuar njohuri, produkte dhe shërbime të reja.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë publike shpallen e thirrjes së parë për aplikime në projekte të kërkimit shkencor, dedikuar bashkëpunimit midis universiteteve dhe bizneseve.

Krahas përfitimeve që kanë bizneset pjesëmarrëse në kërkim shkencor, edhe studentët kanë përfitimin e tyre, pasi kjo është një mundësi mjaft e mirë për tu bërë pjesë e punës kërkimore shkencore në laboratorë realë.

Një risi në hulmtim do jetë Regjistri Shtetëror, i cili do të ndihmojë në strukturimin e kërkimit  në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›