Bashkëpunimi 2PO2 dhe Unikkatil

Pas videoklipit “Beso”, në bashkëpunim me Elvana Gjatën, reperi Besnik Canolli, i njohur si 2 PO 2 së shpejti do të publikojë një videoklip, për këngën e realizuar nga Flori Mumajesi.
Kënga e titulluar “Nuk ke dalë prej rrugës” është realizuar në bashkëpunim me një talent të ri shqiptar, emrin e të cilit reperi nuk ka dashur ta zbulojë.
Besniku është duke punuar në realizimin ealbumit të titulluar “Rrugës”.
“Muzika me ka nxjerrë nga rrugët negative, pasi kam shkuar në Francë. Zakonisht jam në rrugë, pasi kam biznes ne Francë, koncerte në fundjava dhe vizita të vazhdueshme në Kosovë”, ka treguar ai për KTV arsyet e përzgjedhjes së këtij titulli.
Albumi i ri do të ketë rreth dhjetë këngë, e mes tyre edhe bashkëpunim me Unikkatilin.
“Ka diçka të gatshme dhe diçka në të cilën po punojmë”, ka thenë reperi duke shtuar se nuk dëshiron të zbulojë shumë detaje lidhur me këtë bashkëpunim. /Indeksonline/