Beren rrëfen tragjedinë jetësore

Beren Saat, e njohur tashmë si Fatmagyl, është yll i ekranit, një nga aktoret më të pasura për momentin. Ajoka përjetuar suksesin më të madh të jetës së saj në një nga serialet e fundit. Ka fituar shumë çmime, ndërsa e ka filluar këtë punë nga një show televiziv.
Përveç talentit që ka, Beren, 27 vjeçe, është bërë e njohur edhe falë tragjedisë që i ka ndodhur, ku në një aksident me makinë humb jetën i dashuri i saj, kurse ajo shpëton gjallë.
“Isha 20 vjeçe kur aplikova për herë të parë në konkursin televiziv “Star”. Mes mijëra kandidatëve, arrita të futem në rrethin e brendshëm, më ftuan në Stamboll dhe një ëndërr e imja po realizohej, u bëra pjesë e jetës së shefit tim, Efe Güray. Ai u bë dashuria e madhe e jetës sime, ishim së bashku për tri vite me radhë. Edhe pse shumë i ri në moshë, ishte tepër i pjekur. Na lidhi një dashuri e madhe, ai më inkurajoi shumë dhe më ktheu në një botë tjetër, larg nga ajo që isha”, ka treguar Baat për mediat turke fillimet e karrierës dhe lidhjes .
“Kur përfundoi show televiziv në të cilin merrja pjesë, vendosëm të ktheheshim nga Stambolli në Ankara. Ende pa mbërritur në Ankara, më kërkoi që të darkojmë në një restorant në një periferi. Pranova. Kaluam shumë mirë dhe më pas nisëm rrugës drejt shtëpisë. Në një moment nuk e di se çfarë ka ndodhur, kur e kam parë veten në spital. Unë kisha shpëtuar, kurse ai kishte vdekur. Kishim bërë përplasje dhe më tepër nuk më kujtohet. Nuk mund t’i imagjinoj ato momente kur kam dalë nga koma. Është e tmerrshme të mendosh se një njeri që do, nuk është më gjallë”, ka rrëfyer aktorja, e cila ka gjetur forcën për t’iu rikthyer jetës pas vdekjes së të dashurit.
“Unë nuk kisha mundësi të shkoja në morg për ta parë. Në një moment mblodha forcën, por u ktheva mbrapa, nuk kisha mundësi, pasi dhimbja ishte vërtet e madhe. Miqtë dhe prindërit e mi kanë qëndruar gjithmonë pranë meje, më thoshin të mos e shkatërroj veten, sepse Efe donte që unë të jetoja dhe të bëhesha e njohur. Katër muaj pas tragjedisë, unë jam larguar nga shtëpia dhe ngadalë kam ecur për të gjetur forcën për të lëvizur. Dhe ja ku jam sot, por ende ndiej dhimbje në shpirt,” ka përfunduar aktorja. /Indeksonline/