Bashkepunimi Shqiptaro-Austiak
Kryetari i delegacionit austriak, Z. Hans-Martin Ëindisch- Gratz pas falenderimeve të rastit tha se kjo marrëveshje është një hap më shumë në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Delegacioni austriak u prit edhe nga Ministri i Kulturës, Z. Aldo Bumçi. Në takim u fol për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve si dhe forcimin e tyre në të ardhmen. Të dyja palët ranë dakord për aktivitete kulturoro-artistike të përbashkëta, kryesisht për promovimin e artistëve të rinj, intensifikimi i bashkëpunimit me Muzeun Kombëtar të Arteve të Austrisë si dhe shkëmbimeve të eksperiencave dhe ekspertëve të të dyja vendeve në fushën e muzeve.
Të dyja palët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në fushën e ruajtjes, mbrojtjes, menaxhimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shpirtërore, si dhe të shkëmbejnë eksperiencat më të mira në këtë fushë.