E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi i institucioneve me Slloveninë, i konsoliduar

Institucioni i Gjykatës Kushtetuese dhe marrëdhëniet e këtij institucioni me institucionete e tjera janë të rëndësishme në funksionimin e shtetit të së drejtës. Kështu janë shprehur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në takimin me delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë.

Ndërkaq, mësohet se në këtë takim Kryetarja e Kuvendit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë ndanë ide e shkëmbyen përvoja, parë në faktin se të dy Gjykatat Kushtetuese kanë një kohëzgjatje historike të njëjtë prej 20 vitesh, por edhe përbërje në funksionim të ngjashëm.

Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes Gjykatave Kushtetuese të dy vendeve, sikundër marrëdhëniet parlamentare, janë shumë të mira.

Nga ana e tij, zoti Mozetic, tha se bashkëpunimi i institucioneve reciproke mes Sllovenisë dhe Shqipërisë është i konsoliduar dhe po thellohet gjithnjë e më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›